Nga: Katja Hoyer / The Guardian (titulli në anglisht: There’s only one way to keep Germany’s far-right AfD at bay. Address the concerns it exploits)
Përkthimi: Telegrafi.com
“Të gjithë po presim në ankth. Këto zgjedhje janë fatale”, më tha të dielën një shoqe nga Lajpcigu. Ishte ditë votimi në shtetin e saj të Saksonisë dhe në Turinginë fqinje. Atmosfera ishte e tensionuar, madje edhe e frikshme. Rreziku ishte shumë më i madh sesa thjesht riorganizimi i vendeve në dy nga parlamentet rajonale të Gjermanisë.
Siç pritej, Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi në Turingi me gati 33 për qind të votave dhe doli e dyta në Saksoni me pothuajse 31 për qind. Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, një parti e ekstremit të djathtë është bërë forcë e rëndësishme politike në Gjermani.
Nëse kishte tronditje, ajo nuk ishte menjëherë e dukshme. Mario Voigt, kreu i kristiandemokratëve (CDU) konservatorë në Turingi, mori qëndrimin e fituesit të zgjedhjeve, edhe pse partia e tij doli e dyta në një diferencë prej 24 për qind të votave. Ai njoftoi se do t’i fillojë negociatat e koalicionit me “partitë e tjera të qendrës demokratike” – që do të thotë pa AfD-në. Në Saksoni, ku CDU-ja fitoi ngushtë, kreu i partisë, Michael Kretschmer, ka përjashtuar gjithashtu mundësinë e bashkëpunimit me AfD-në. Në të dy rajonet, kjo do të thotë se partia e qendrës së djathtë do të ndërtojë aleanca komplekse me dy ose tri parti të majta.
Edhe nëse është e vështirë të justifikosh nga këndvështrimi i thjesht demokratik, ka arsye të mira për të mbajtur Brandmauerin (murin ndarës) me AfD-së. Krerët e partisë në Turingi dhe Saksoni janë klasifikuar si “ekstremistë të djathtë” nga inteligjenca vendase. Por, ku qëndron shqetësimi te partitë kryesore, për humbjen e besimit nga një pjesë e madhe e popullsisë?
Në Turingi, gati gjysma e votuesve zgjodhën ose për AfD-në ose për një parti tjetër të re – Aleancën pro-ruse Sahra Wagenknecht (BSW), e cila është e majtë për çështjet ekonomike dhe e djathtë për emigracionin. Në Saksoni, AfD-ja dhe BSW-ja morën së bashku rreth 42 për qind të votave. Në dritën e këtyre rezultateve, ndërtimi i “qeverive të qëndrueshme pa ekstremistë të djathtë”, siç ka kërkuar kancelari Olaf Scholz i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë, është strategji për të blerë kohë – por, duhet të ketë një plan për të fituar sërish votuesit.
SPD-ja u tret në zgjedhjet e fundjavës, duke fituar gjashtë për qind në Turingi dhe shtatë për qind në Saksoni. Scholz këtë humbje e quajti “të hidhur”, por nuk arriti ta kuptojë rëndësinë – duke argumentuar se “parashikimet e errëta për SPD-në nuk janë materializuar”. Jo a? SPD-ja mund të ketë kapërcyer pengesën prej pesë për qind, që është e nevojshme për të hyrë në çdo parlament gjerman, por si forcë kryesore politike ata do të digjen nëse asgjë nuk ndryshon. Sondazhet sugjerojnë se kanë rrëshqitur prapa AfD-së në shkallë kombëtare.
Pakënaqësia me politikën kryesore u trajtua për një kohë të gjatë si veçori e ish-Gjermanisë Lindore, e cila përfshinte Saksoninë dhe Turinginë. Nënkryetarja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt e Partisë së Gjelbër, vetë me origjinë nga Turingia, nuk ishte e vetmja që pohoi se disa gjermano-lindorë kanë “ngecur në glorifikimin e diktaturës”. Tani, të Gjelbrit e Göring-Eckardtit janë përjashtuar nga parlamenti turingian dhe kanë arritur në 11 për qind në sondazhet kombëtare. T’ju thuash votuesve se shqetësimet e tyre nuk janë reale, kjo nuk është strategji për fitimin e zgjedhjeve.
Por, lindorët nuk janë aspak antidemokratikë. Kishte debate të gjalla publike, kudo në prag të zgjedhjeve. Njerëzit diskutuan për politikën në vendet e punës dhe në tryezën e kuzhinës. Pjesëmarrja ishte në rekord të lartë, me tri të katërtat e njerëzve që votuan. Gjermanolindorët nuk janë ngopur as me politikën, as me demokracinë. Janë ngopur duke mos i marrë seriozisht.
E njëjta gjë vlen edhe për demografitë e tjera. Një 37 përqindësh befasues i votuesve të rinj në Turingi, kanë votuar për AfD-në. Në Saksoni niveli ishte 31 për qind. Edhe pse është shkallë më e lartë se mesatarja kombëtare, kjo është në përputhje me atë që pamë në zgjedhjet parlamentare evropiane në qershor, kur AfD-ja mundi të tri partitë e koalicionit të Scholzit në raportin 16-24, duke u renditur e dyta me 16 për qind – vetëm me një për qind prapa konservatorëve.
AfD-ja fitoi edhe votën e klasës punëtore, sipas diferencës në zgjedhjet evropiane, por ky fakt nuk mori vëmendjen e mediave dhe duket se nuk ka ngjallur asnjë kundërshti te partitë e tjera politike. Klasa punëtore ishte baza kryesore e SPD-së, duke ia dhënë asaj më shumë se 30 për qind të votave në çdo zgjedhje midis viteve 1950 dhe 2005. Fakti se kjo ka rënë në nivel të ulët historik, nuk është sepse gjermanolindorët nuk e kuptojnë demokracinë.
Pyetini gjermanët se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore. Emigracioni kryeson listën, ndjekur nga çmimet e energjisë, lufta dhe ekonomia. Fjala që dëgjova vazhdimisht muajt e fundit ishte ankthi. Duke pasur parasysh se një numër në rritje i imigrantëve po akuzohen për krime të dhunshme, të cilat janë në rritje, shumë mendojnë se kjo është një çështje e sigurisë. Por, kjo nuk ka të bëjë vetëm me emigracionin: njerëzit përmendin një frikë më të thellë për të ardhmen ekonomike dhe politike të vendit, që është përforcuar në anën lindore, por që është përhapur në të gjithë Gjermaninë dhe në pjesën perëndimore.
Këto janë tema të pakëndshme për t’u diskutuar, veçanërisht për partitë me prirje të majtë, por diskutimi i tyre është pikërisht ajo që duhet të bëjnë në vend që t’ia dorëzojnë AfD-së monopolin mbi këto çështje. Kjo nuk është njësoj si zhytja në populizëm. Nëse centristët nuk fillojnë një debat konstruktiv për çështje të ndjeshme, askush këtë nuk do ta bëjë. Reagimi ndaj zgjedhjeve rajonale duhet të jetë diçka më shumë sesa parandalimi i kontrollit nga e djathta ekstreme. Kjo është një thirrje e vonuar zgjimi për partitë kryesore të Gjermanisë. Shpresoj se do të dëgjohet me zë të lartë dhe më qartë në Berlin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdekja e Agon Zejnullahut, pesë policët e dyshuar për përfshirje arrijnë në Gjykatën Themelore në Lipjan

NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

Trump tha se kërcënoi të bombardonte Moskën nëse Putin sulmonte Ukrainën, tregojnë kasetat e mbledhjes së fondeve të vitit 2024

Zbulohet arsyeja e sëmurjes së Mbappes dhe humbja e gjashtë kilogramëve

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë