Afati për të paraqitur votat fiktive në KSHZ kalon sot. Ja sa janë paraqitur deri tani


Deri në ditën e sotme në mesditë, në Komisioni Shtetëror Zgjedhor janë paraqitur gjithsej 7.931 qytetarë për të vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga ky numër, 3.376 janë paraqitur në njësitë rajonale të KSHZ-së, kurse 4.555 prej tyre, verifikimin e kanë bërë përmes aplikacionit në faqen e internetit të KSHZ-së.
Afati i fundit që qytetarët e gjendur në listën fiktive të verifikojnë se nuk janë votues të tillë, është deri sot në ora 19./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































