Afati kalimtar dimëror po afron, këto janë 11 transferimet e mëdha që mund të ndodhin në La Liga
Afati kalimtar dimëror po afrohet me klubet që tashmë kanë pikasur dobësit e tyre dhe kanë menduar për transferimet.
Shumë klube do të shpresojnë të shtojnë në skuadrat e tyre lojtarë që ta rrisnin nivelin.
Disa emra që po shkëlqejnë këtë sezon në La Liga mund të bëjnë disa lëvizje të mëdha.
Kjo vetëm nëse klauzolat e tyre të lirimit paguhen.
1.Cristhian Stuani: 20 milionë euro
Një nga golashënuesit më të mirë të La Liga Santanderit me tetë gola. Ai ka bërë përshtypje në Girona, duke fituar edhe një thirrje nga Uruguai.
2.Fernando Calero: 11 milionë euro
Një lojtar i rëndësishëm në Real Valladolid. Ai ka qenë një nga surprizat e mëdha të sezonit dhe është nën kontratë deri në vitin 2021 me një klauzolë lirimi të përballueshme.
Ai mund të lëvizë nga Espanyoli te Real Madridi, me atë çmim, por për tjerët kushton shumë më shtrenjtë.
Një nga spanjollet më të kërkuar në Evropë. Ai duket i vendosur mirë në Sevilla, por ka vend për përmirësim edhe më të madh.
Kupa e Botës vetëm konfirmoi se ai është një nga më të mirët në pozicionin e tij dhe është raportuar se Real Madridi dëshiron të paguajë klauzolën e lirimit. La interes edhe nga klubet e Ligës Premier.
Një klauzolë e ulët duke pasur parasysh cilësinë dhe rëndësinë e tij për ekipin e Gironas. Klubi nuk do të ishte i lumtur ta shihte atë të largohej këtë dimër.
7.Jose Luis Morales: 30 milionë euro
Impresionon me Levanten. Ai tashmë është gjurmuar nga shumë klube elitare të Evropës. Klauzola e tij u rrit në rinovimin e tij më të fundit.
8.Unai Simon: 30 milionë euro
Dera u hap për të pas lëndimit dhe largimit të Kepas. Aktualisht edhe portieri spanjoll U21.
Një nga më të mirët te Sevillas me afër 50 gola në 100 ndeshje.
Ai arriti në Andaluzia këtë sezon dhe tashmë është duke treguar shkëlqimin e tij, sidomos në paraqitjen e tij kundër Real Madridit.
Villarreal e bleu për 10 milionë euro për nga Malaga dy vera më parë dhe tani ai mund të kushtojë mbi 25 milionë.
Ai ka vlerë për parat që klubi dëshiron të përfitojë nga ai. /Telegrafi/





































