LAJMI I FUNDIT:

Afatet kohore për rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Afatet kohore për rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Shteti amerikan i Uiskonsinit po zhvillon një rinumërim të votave të zgjedhjeve presidenciale, ku edhe kandidati i Partisë së Gjelbërt, Jill Stein kërkoi rinumërim të votave edhe në Pennsilvani dhe Miçigan.

Pavarësisht se është e pamundur që rezultatet e tre vendeve që po rinumërohen të kalojnë nga republikani, Donald Trump në favor të demokrates, Hillary Clinton, ajo që dihet me bindje është se rezultati në numrin e votave do të ndryshohet.


Më 13 dhjetor – Rinumërimi duhet të realizohet sipas ligjit federal.

Më 19 dhjetor – Zgjedhësit presidencialë takohen në çdo shtet dhe votojnë, të cilat dërgohen në Kongres.

Më 26 dhjetor – Votat zgjedhore do të pranohen nga Senati amerikan.

Më 6 janar të vitit 2017 – Kongresi mblidhet në një seancë të përbashkët për të numëruar votat elektorale.

Fituesi duhet të ketë së paku 270 nga 538 vota elektorale nga 50 shtete dhe distriktin e Kolumbias. /kp/