LAJMI I FUNDIT:

Afaristi Shkëlqim Devolli takon kongresistin amerikan Ritchie Torres në Prince Coffee House në New York

Afaristi Shkëlqim Devolli takon kongresistin amerikan Ritchie Torres në Prince Coffee House në New York

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka takuar afaristin e njohur kosovar Shkëlqim Devolli në një nga pikëtakimet kryesore të shqiptarëve në New York, në Prince Coffee House.

Reklama

Torres, i cili është i mirënjohur për përkrahjen e Kosovës, ka diskutuar me aksionarin e Devolli Corporation për ngritjen gjithnjë e më lart të bashkëpunimit tregtar të SHBA-së dhe Kosovës.

Devolli i ka treguar kongresistit amerikan për depërtimin e Comodita dhe Prince në tregun amerikan dhe atë evropian, si dhe për planet ambicioze për të shtrirë tutje aktivitetin në SHBA.

Njëkohësisht, Torresit i është bërë ftesë që gjatë vizitës që ka paralajmëruar ta bëjë së shpejti në Kosovë, t’i vizitojë edhe njësitë e korporatës Devolli Corporation.

Kongresisti amerikan Ritchie Torres së fundmi ka bërë thirrje që t’i mundësohet Kosovës hyrja në NATO, si dhe shpesh ka folur për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe nevojën që Serbia dhe pesë shtetet e BE-së ta njohin sa më parë shtetin e pavarur.


Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Politikë
Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Politikë
Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Lajme
Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Walker: Presioni që po i bëhet Kosovës është i padrejtë, serbët vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi

Politikë
Surroi: Ka paralajmërim rikthimi

Surroi: Ka paralajmërim rikthimi "gjeneralësh më të mirë" amerikanë në dialog

Lajme
Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Vdes shoferi i cili u aksidentua në rrugën Skënderaj – Drenas

Kronika e Zezë
Kalo në kategori