LAJMI I FUNDIT:

Afaristi amerikan impresionohet me vizitën në portalin Telegrafi: Diçka të tillë nuk shohim as në Amerikë (Video)

Afaristi amerikan impresionohet me vizitën në portalin Telegrafi: Diçka të tillë nuk shohim as në Amerikë (Video)

Ari Zoldan, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Quantum Media Group”, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka vizituar kompanitë më prestigjioze të IT dhe mediat.

Zoldan ka thënë se zhvillimi teknologjik ka ndikuar që media televizive, ajo e shkruar dhe radio janë integruar dhe sot të gjitha i ke në telefon.


Zoldan tregon edhe për vizitën që i ka bërë redaksisë së Telegrafit dhe impresionet e tij me punën që bën stafi i profesional i këtij portali informativ.

“Fatmirësisht ishte shumë mbresëlënëse, diçka që nuk e shohim në Amerikë… Mediat në Amerikë janë shumë të sfiduara me klikime. Duhet të bëhet një kthesë prapa duke publikuar lajme të vërteta me fakte dhe burime të kontrolluara”, deklaroi Ari Zoldan në “Dossier D” në RTV Dukagjini.

Afaristi amerikan në Kosovë: Nuk jemi këtu vetëm për të ofruar rroga 500 dollarëshe, por të ngjallim shpresën te rinia (Video)
Lexo po ashtu Afaristi amerikan në Kosovë: Nuk jemi këtu vetëm për të ofruar rroga 500 dollarëshe, por të ngjallim shpresën te rinia (Video)

“Mendoj se Telegrafi, nga përvoja ime që qëndrova aty më solli mbrapa se çfarë është lajmi me kredibilitet dhe integritet. Ky ishte një shembull që sot më bëri të ndihem rehat e të vazhdoj tutje të punësoj staf në këtë vend dhe të investoj”, tha ndër të tjera Ari Zoldan./Telegrafi/