Afaristët në Maqedoninë e Veriut shprehen të indinjuar pasi është bllokuar sërish Pakoja e pestë e masave, që kanë për qëllim të ndihmojnë ekonominë, për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Disa afaristë thonë për Radion Evropa e Lirë se partitë në pushtet dhe ata në opozitë po tregohen të papërgjegjshëm dhe sipas tyre, me këto veprime, po i japin një goditje edhe më të fuqishme sektorit të biznesit.
Këto reagime vijnë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të enjten mbrëma, nuk arriti që të miratojë Ligjin për pakon e pestë të masave anti-krizë, për shkak të mosmarrëveshjeve se cilat ligje janë me prioritet dhe të cilat duhet të sillen në seancë plenare.
Pas polemikave të ashpra ndërmjet deputetëve të partive në pushtet dhe atyre në opozitë, kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi tha se është duke e konsideruar që të kërkojë që të mos mbahen seanca plenare, pasi disa deputetë të shumicës janë të infektuar me koronavirus, ndërsa opozita refuzon që ta krijojë kuorumin.
Afaristi Mirçe Çekrexhi, thotë për Radion Evropa e Lirë se sjellja e politikanëve në këtë kohë krize është “tërësisht e papërgjegjshme”.
“Dëm shumë i madh po i shkaktohet sektorit të biznesit, pasi për disa muaj po shtyhet miratimi i Pakos së pestë të masave anti-krizë. Kjo papërgjegjësi e politikës do të përshpejtojë mbylljen e më shumë bizneseve, të cilat edhe ashtu pas humbjeve të mëdha si pasojë e krizës së pandemisë, kanë shënuar ulje drastike të të ardhurave dhe mezi arrijnë të mbijetojnë. Në këtë situatë, nuk ka vend për lojëra politike, por duhet angazhuar me të gjitha forcat që të shpëtohet sektori i biznesit dhe vendet e punës”, thotë Çekrexhi.
Ndërkaq, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore thonë se për shkak të përfitimeve politike të partive, po dëmtohet bizneset, që duhet të largojnë punëtorë nga puna.
“Vlerësoj se pakoja e ndihmave financiare duhet të sillet sa më shpejt, në mënyrë që biznesi të mund të sanojë dëmet dhe të mos vjen deri te thellimi i krizës. Në bazë të të dhënave zyrtare, të institucioneve relevante, rreth 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë. Për këtë arsye, pikërisht kompanitë janë ato që e presin këtë pako të ndihmave, për të subvencionuar pagat e punëtorëve të tyre”, thotë Durim Zeqiri nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Ndërkaq, Marijana Petkoska nga sektori i tekstilit, thotë se aktualisht punëtorët dhe punëdhënësit janë në të njëjtën anije, e cila sipas saj ka filluar të fundoset. Prandaj, sipas Petkoskas, nëse ka vonesa që të vijnë ndihmat nga shtetit, atëherë do të fundoset përfundimisht sektori i biznesit.
“Është e paqartë situata se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në variantin më të mirë, gjendja mund të themi se do të fillojë të normalizohet në çerekun e tretë, në tetor, kur vendet evropiane pritet të fillojnë të funksionojnë normalisht dhe deri atëherë, industria e tekstilit është e detyruar që të mbijetojë disi. Por, duhet kujtuar se nëse dëshirojmë ta mbajmë gjallë industrinë e tekstilit, duhet ndihmë, pasi industria është ajo e cila e mbushtë arkën e shtetit”, thotë Petkoska.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përjashtuar mundësinë që të taktizohet me miratimin e Pakos së ndihmave, për shkak se nuk ka para të mjaftueshme për këtë gjë.
Në një konferencë për media, të premten, Zaev tha se ekzekutivi tashmë ka nisur edhe të përgatisë Pakon e gjashtë të masave anti-krizë.
Vonesa e miratimit të Pakos së pestë të ndihmave ka lënë pa paga 16 mijë 883 punëtorë gjatë muajit shkurt.
Sipas të dhënave të Drejtorisë të të hyrave publike, pothuajse 10 për qind e kompanive nuk kanë arritur që të bëjnë pagesën e pagave për muajin shkurt, përkatësisht mbi 7 mijë punëdhënës janë ende duke pritur ndihmën nga qeveria, në mënyrë që më pas të mund t’ua paguajnë pagat punëtorëve të tyre.
Ndryshe, Pakoja e pestë e ndihmës është në vlerë prej 9.7 miliardë denarë ose rreth 160 milionë euro. Përmes kësaj pakoje parashihet mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompanitë në mënyrë që të mbajnë punëtorët në vendet e tyre të punës në sektorët e turizmit, zejtarisë, hotelerisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve si dhe mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat, përmes kredive pa kamata, me qëllim që të mbahet dhe rritet numri i të punësuarve./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
IKD: Projektligji për tekste shkollore nuk pati vota të mjaftueshme, procesi të kthehet në pikën zero
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre