Operimet nga aeroporti i Vlorës pritet të nisin nga marsi-prilli i vitit 2025. Lajmi u dha sot gjatë inspektimit të këtij aeroporti nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësministrja Belinda Balluku.
Sipas ministres Balluku në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet.
“Në vitin e parë priten 330 mijë pasagjerë, por është e sigurt që në vitin e parë do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 vetëm në aeroportin e Vlorës. Parashikimet janë optimiste”.
Balluku theksoi se ky aeroport, i cili është tashmë në një fazë të avancuar do të jetë i mbuluar me panele diellore, për të prodhuar energji për nevojat e aeroportit.
“Aeroporti do ketë inovacion, do të jetë i mbuluar me panele diellore, janë marrë masa që mos krijohen problematika gjatë uljes e ngritjes së avionëve me reflektime. Do të prodhohet 5.2 megavat energji e rinovueshme që do të jetë për nevojat e aeroportit”, tha Balluku.
Sipas ministres, pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë, ndërsa pritet të përfundojnë në gjatë verës 2024. Pas kësaj nga janari 2024 nis certifikimi.
“Ndodhemi në sipërfaqe 2 metra nën nivelin e detit. Përmes një pune inxhinierike është dhënë zgjidhje për gjithçka, Pista është 2.6 metra e lartë nga niveli i tokës dhe aeroporti 4 metra, minus 2 plus 2 ndodhemi. Pista vazhdon akoma me mbushje e gjatë 3.2 km, gjerësi 60 metra, rruga perimetrale 6 km është e gatshme për asfaltim. Të gjitha këto përfundojnë gjatë verës 2024. Dhe fillojmë operimet në mars prill 2025. Në fillim në 2024 nis implementimi për rrjetin e furnizimit me ujë. AAC po ndjek të gjitha hapat dhe nga janari 2024 në bashkëpunim me aeroportin e Mynihut fillon certifikimi”, shtoi Balloku.
Balluku foli edhe për risitë që do të ketë aeroporti i Vlorës, një ndër to edhe Akademia e pilotëve.
“Fizikisht mbaron në vjeshtën e vitin 2024, do të mundohemi ta mbyllim në dhjetor 2024 për ti dhënë mundësi certifikimit. Sot është mbyllur pjesa e kontrollorëve të trafikut ajror. Dhe të gjithë do të jenë të certifikuar në fund të verës 2024. Do të kemi dy sektorë të rinj, një që është mirëmbajtja e avionëve. Shpresojmë edhe për akademi pilotësh në të ardhmen . do të jetë edhe risi të aviacionit civil të sektorëve që nuk i kemi pasur deri më sot që do të zhvillohen përmes akademisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish kryediplomatja kosovare prezanton fakte për kampin amerikan “Bondsteel”

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame