Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po vazhdon të shënojë rritje të ndjeshme në numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve, duke përforcuar pozicionin e tij si një ndër institucionet më të rëndësishme ajrore në rajon.
Në një intervistë për Telegrafin zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara bëri të ditur se vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, aeroporti ka regjistruar rritje të konsiderueshme si në numrin e udhëtarëve ashtu edhe në fluturime.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës edhe këtë vit ka filluar me një rritje të madhe të numrit të udhëtarëve. Në tre muajt e parë kemi pasur një rritje të jashtëzakonshme, po ashtu kemi vijuar edhe në muajin e 4 dhe të 5-të. Sa i përket fluturimeve, kemi pasur një rritje të fluturimeve, po ashtu krahas numrit të udhëtarëve. Destinacione, të cilat janë më të frekuentuara, janë destinacione për shtetin zviceran, shtetin gjerman, më pas pasohet nga Turqia, Vjena dhe pjesa tjetër e shteteve evropiane dhe botërore”, tha Gara.
Gara tha se duke qenë të vetëdijshëm për fluksin në rritje, Aeroporti ka ndërmarrë një sërë masash për të përballuar sezonin e verës dhe kërkesën në rritje.
“Kemi shtuar kapacitetet infrastrukturore, siç është zgjerimi i portave hyrëse nga 8 në 12. Gjithashtu, janë bërë investime të rëndësishme në pistë, duke mundësuar pranimin e aeroplanëve më të mëdhenj. Një shembull konkret është fluturimi i parë i Airbus 350 nga kompania Edelweiss”, tha Gara.

Po ashtu, Aeroporti ka shtuar edhe kapacitetet njerëzore me rreth 50 punonjës të rinj të punësuar që nga janari.
“Meqenëse e kemi shtuar stafin e aeroportit apo numrin e punonjësve të aeroportit, kemi edhe trajnime shtesë dhe trajnime të cilat janë të obliguara për këta punonjës, në mënyrë që të kryhen detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”.

Një tjetër risi është edhe shërbimi i vetë-pranimit të udhëtarëve (Self Check-in), i cili ka lehtësuar ndjeshëm procesin e regjistrimit dhe ka reduktuar radhët.Në kuadër të zgjerimit të destinacioneve, Aeroporti do të nisë së shpejti fluturimet direkte edhe drejt Francës.
“Më 3 korrik kemi fluturimin e parë inaugurues për Paris dhe Lyon. Do të ketë gjithsej katër fluturime javore për secilin destinacion, të hënave dhe të enjteve”, njoftoi Gara.
Zëdhënësja theksoi se një faktor i rëndësishëm në rritjen e fluksit është liberalizimi i vizave, i cili ka hyrë në fuqi që nga janari i vitit të kaluar, duke lehtësuar ndjeshëm udhëtimin për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

‘Merre Vetë dhe Shko’ – Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë