LAJMI I FUNDIT:

HANDIKOS: Aeroporti i Prishtinës pa kushte për udhëtarët me aftësi të kufizuara, të sigurohen karroca

HANDIKOS: Aeroporti i Prishtinës pa kushte për udhëtarët me aftësi të kufizuara, të sigurohen karroca

Qendra e Resurseve-HANDIKOS, kanë shprehur shqetësimin e tyre se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, nuk i plotëson kushtet e standardet për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas një njoftimi për media thuhet se problem kyç, tash e sa kohë mbetet mungesa e karrocave të cilat shërbejnë për bartjen e udhëtarëve me aftësi të kufizuara brenda aeroplanit, por edhe mungesën e atyre nëpër ambientet e aeroportit.

Siç thuhet në njoftim, këto karroca do mundësonin një komoditet dhe qasje të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, sikurse për gjithë të tjerët.


“Kushtet e tilla i plotësojnë të gjitha aeroportet tjera në çdo vend, përfshirë edhe ato në rajon. Sipas informacioneve tona, shumë prej qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë, në veçanti ata që janë përdorues të karrocës, hasin në sfida për ardhjen e tyre përmes aeroportit për këtë shkak, apo edhe nuk mund të vijnë fare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje thuhet se HANDIKOS, me qëllim të lehtësimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efikase në Aeroportin e Prishtinës për udhëtarët me aftësi të kufizuara, para disa vitesh, u pati siguruar një numër të konsiderueshëm të karrocave, ndonëse siç thanë ata nuk është obligim i organizatës.

“Përkundër përkrahjes tonë në këtë aspekt, dëshpërues është fakti që ato tani thuajse janë të papërdorshme dhe jo funksionale. Lidhur me këtë, disa herë kemi adresuar kërkesa apo sqarime, në veçanti mungesën e tyre brenda aeroplanit, por nuk janë marrë fare në konsideratë”.

Në njoftim po ashtu thuhet se HANDIKOS fton Ministrinë e Infrastrukturës, stafin kompetent të Aeroportit të Prishtinës, që sa më parë të krijojnë qasje dhe mundësi të barabarta për gjithë udhëtarët, të sigurojnë karrocat ashtu siç edhe kanë marrë obligim duke u bazuar në kalendarin e aktiviteteve, i cili ndërlidhet me shpalljen e vitit 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori