LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, një tregim suksesi në ‘Amadeus IT Conference 2019’

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, një tregim suksesi në ‘Amadeus IT Conference 2019’

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus që të prezantoj sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet ne te ardhmen.

Prezantimi i ANP “Adem Jashari” ishte ndryshimi i sistemit ne Amadeus me temën “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”. Këto suksese u shpalosen para shumë përfaqësuesve të lartë të fushës se aviacionit neper bote duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur ne fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klientëve.


Shefi ekzekutiv i operimeve, Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Munihut mes tjerash tha se, “Lëvizja në platformën Amadeus dhe/ose Altea na lejon neve që të rrisim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës së udhëtarëve në baza ditore. Për më shumë duke kaluar në Altea BRS [sistemi i pranimit të bagazheve] ne jemi bërë si njeri ndër aeroportet e para që ofron shërbimin e IATA Res 753, që rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror”.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të ketë rritje të numrit të udhëtarëve duke shënuar kështu një rritje prej 11 për qind në numrin e udhëtarëve dhe 13.09 për qind në numrin e fluturimeve. /Telegrafi/