LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanmbajtësja më e re amerikane që kushton 13 miliardë dollarë (Video)

Aeroplanmbajtësja më e re amerikane që kushton 13 miliardë dollarë (Video)

Aeroplanmbajtësja më e re dhe më e shtrenjtë amerikane është bërë USS Gerald Ford, që është në fazën finale të testimit, kurse për funksionalizimin e saj të plotë do të investohen edhe 120 milionë dollarë tjera, që do të thotë se shumën totale e saj arrin në 13 miliardë dollarë, të cilën e ka miratuar edhe Kongresi amerikan.

Kjo aeroplanmbajtëse është dashur të futet në funksion në korrik të vitit të kaluar, por gjatë fazës testuese janë dëmtuar disa pjesë sa që është nevojitur të investohen para shtesë që të jetë i gatshëm, ka njoftuar komandanti i marinës amerikane Colin E. Orurk, transmeton Telegrafi.


Në vend ta kabllove të çelikta, në aeroplanmbajtësen Gerald Ford përdoren pajisje moderne me magnet për vendosjen e bombave. Ato mund të bartin pesha të rënda, duke përshpejtuar procesin e mbushjes së anijes me armë të ndryshme.

Kur marina amerikane porositi tre aeroplanmbajtëse të klasit Ford, është vlerësuar se në total do të kushtojnë 42 miliardë dollarë. Megjithatë, është konstatuar se teknologjia e avancuar që është instaluar në të kushtojnë shumë më shumë.

Anija është e pajisur me mjete të avancuara elektromagnetike të katapultimit, pistë moderne, radarë e hapësirë të mjaftueshme për ekuipazhin.

Megjithatë nuk dihet data e saktë kur anija 335 metra e gjatë do të futet në përdorim. Ndërkaq aeroplanmbajtësja tjetër e re USS John F. Kennedy do të duhej të ishte e gatshme për përdorim në vitin 2020, kurse ndërtimi i anijes së tretë USS Enterprise, do të duhej këto ditë të ankorohej. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=t5CXnKn-Vnk

https://www.youtube.com/watch?v=m124KxEAcm0