LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanin komercial e shndërrojnë në kafene në Tajlandë

Aeroplanin komercial e shndërrojnë në kafene në Tajlandë

Derisa miliona njerëz në mbarë botën janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së COVID-19, një “aeroplan-kafene” në Tajlandë po u ofron konsumatorëve mundësinë të ndjehen sikur janë në qiell  dhe po shijojnë specialitetet e preferuara gjatë fluturimit.

Bëhet fjalë për një aeroplan komercial të nxjerrë nga funksioni në qytetin Pattaya, që është shndërruar në një kafene luksoze që ofron ndjesinë sikur klientët janë të ulur në klasin e parë dhe po shijojnë të mirat e tij, transmeton Telegrafi.


Madje disa prej mysafirëve preferojnë të shijojnë pijen e preferuar brenda kabinës së pilotit, e disa pranë ulëseve të pasagjerëve.

Chalisa Chuensranoi, 25-vjeçe, ka thënë se vizita e saj ishte e mrekullueshme dhe se ia ka larguar paksa stresin që ia ka shkaktuar pandemia e COVID-19. /Telegrafi/