LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani më i mirë luftarak në botë, të cilin e posedon vetëm ushtria amerikane (Video)

Aeroplani më i mirë luftarak në botë, të cilin e posedon vetëm ushtria amerikane (Video)

Edhe pse kanë kaluar shtatë vite që kur për herë të fundit është prodhuar F-22 Raptor, aeroplani luftarak amerikan i kompanisë “Lockheed Martin”  edhe sot vazhdon të jetë aeroplani më i mirë luftarak në botë.

Me ndërrimin e rrethanave gjeopolitike (forcimin e Rusisë dhe Kinës), dy vite më parë kishin filluar të qarkullojnë thashetheme për riprodhimin e këtij aeroplani, transmeton Telegrafi.


Asokohe korporata Rand kishte realizuar një studim të hollësishëm me Pentagonin, që ka rezultuar me konstatime se projekti për prodhimin e ri të këtij aeroplani të gjeneratës së pestë do të duhej të investoheshin 50

Dokumentet e këtij studimi të realizuar i kishte kërkuar Kongresi, që deri më sot ka qenë sekret publik, ku në detaje shpjegohen shpenzimet dhe konstatimet që të rifilloj projekti për prodhimin e F-22.

Njëzet ushtritë më të fuqishme në botë (Foto)
Lexo po ashtu Njëzet ushtritë më të fuqishme në botë (Foto)

Siç raporton “The Drive”, kostoja e përgjithshme e këtyre aeroplanëve kapë shumën e mbi 50 miliardë dollarë, kurse vetëm shpenzimet e ringjalljes së programit do të ishin 10 miliardë dollarë.

Prodhimi i kësaj fluturake e cila që nga fillimi (1997) kur për herë të parë fluturoi F-22, u përcoll me kritika për shpenzimin e 67 miliardë dollarëve në programin që në total prodhoi flotën prej 187 aeroplanëve luftarakë.

SR-72: Aeroplani amerikan që do të lëviz me 7,500 kilometra në orë - dhe të arrijë në çdo cep të botës për më pak se një orë (Video)
Lexo po ashtu SR-72: Aeroplani amerikan që do të lëviz me 7,500 kilometra në orë - dhe të arrijë në çdo cep të botës për më pak se një orë (Video)

Për shkak se ishte sekret publikimi i materialeve që janë përdorur për prodhimin e Raptor, Kongresi amerikan në vitin 2000 ndaloi shitjen e tij nëpër botë.

Megjithatë, është duke u shqyrtuar mundësia e prodhimit të një serie të veçantë të F-22 për shitje nëpër botë, me qëllim që të mbulohen shpenzimet e prodhimit për ushtrinë amerikane. Por, nëse do të vinte sërish deri te prodhimi, Raptorët e rinj do të kushtonin 216 milionë dollarë për copë, me synimin që të prodhohen 194 copë. Me kalimin e kohës, çmimi i tij do të binte në 206 milionë dollarë.

Sidoqoftë, në rast se do të miratohej prodhimi dhe shitja jashtë SHBA-ve, sipas The Drive, vendet që do të ishin të interesuara ta kenë janë Japonia, Izraeli dhe Australia. Por, duke marrë parasysh se teknologjia e këtij aeroplani mbetet sekret, vështirë se do të vinte deri te një vendim i tillë.

Pse është F-22 Raportor aq i mirë?

Ky aeroplan konsiderohet si aeroplani më i mirë luftarak në botë, që mund t’i bëjë ballë sistemit mbrojtës kundërajror të Rusisë si S-300V4 dhe S-400, apo me aeroplanët 4++ Su-35 Flanker-E.

F-22 është 19 metra i gjatë, gjerësia e krahëve është 13,5 metra dhe peshon 19.7 tonë, derisa pesha maksimale e tij mund të arrijë deri në 38 tonë. Ai mund të fluturojë me shpejtësi 1 Mach. Deri më tani është parë duke fluturuar me 3 mijë kilometra në orë, derisa në aksione deri në 860. Për këtë shpejtësi natyrisht se duhet “falënderuar” dy motorët Pratt & Whitney F119-PW-100.

Karakteristikat kyçe për çka edhe konsiderohet si më i miri është teknologjia “stealth” (i padukshëm nga radarët), armët e avancuara që i bartë, i manovrueshëm gjatë fluturimit si dhe 6 raketat AIM-120 AMRAAM, 2 tjera të tipit AIM-9 Sidewinder. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori