LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani më i madh në botë, kreu fluturim të suksesshëm nga Londra për në Greqi (Video)

Aeroplani më i madh në botë, kreu fluturim të suksesshëm nga Londra për në Greqi (Video)

Antonov AN225, që është aeroplani më i madh në botë, kreu fluturim të suksesshëm nga RAF Brize Norton i Londrës, për në Greqi.

Fluturakja me gjashtë motorë, është krijuar për të bartur pjesë gjigante, që do e kompletonin një fluturake ruse të destinuar për kozmos, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, tani kompania po e shfrytëzon për të transportuar gjësende të ndryshme, që peshojnë deri në 250 tonelata – mundësi që nuk e ka asnjë aeroplan deri më tani.


Projekti Antonov AN-225 Mriya, është krijuar në Ukrainë gjatë vitit 1980 nga Antonov Corporation. Me gjatësi prej 84 metrave dhe gjerësi të krahëve deri në 88 metra, ky aeroplan është sa dy fusha standarde futbolli.

“Është aeroplani më i rëndë dhe më i madh, që u ngjit ndonjëherë për në qiell. U krijua që të transportojë materiale të kohës sovjetike, që do përdoren për fluturim në kozmos. Në të mund ta barten deri në dhjetë tanke lufte”’ thuhet në raport.

Varësisht prej nevojave, ky aeroplan me 32 rrota, do të përdoret për të transportuar gjëra të rënda, apo objekte me madhësi të papërshtatshme për aeroplanë të madhësive të zakonshme. /Telegrafi/

https://youtu.be/rPESuQPaZT0

Në trend Fun

Më shumë
Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

Interesante
Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Amerikani krenohet me koleksionin më të madh në botë të tullave

Interesante
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Kalo në kategori