Aeroplani ‘i harruar’ që rrëshqiti nga pista në Turqi, do të shndërrohet në restorant

Tri vjet pasi rrëshqiti nga pista dhe përfundoi në një shpat, një aeroplan pasagjerësh, i braktisur në fatin e tij, më në fund do të ketë një funksion të ri: do të shfrytëzohet si një restorant.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, Komuna e rrethit e Yomra, në provincën Trabzon, ku rrëshqiti aeroplani, njoftoi se tre biznesmenë do të investojnë 4 milionë Lira Turke (rreth 482,000 dollarë) për të ri-përdorur aeroplanin në një restorant që shërben pide, pjata popullore e rajonit të Detit të Zi.
Siç bëhet e ditur, aeroplani po udhëtonte nga kryeqyteti Ankara për në Trabzon më 13 janar 2018, kur pilotët humbën kontrollin gjatë uljes.
Aeroplani ishte “varrosur” në baltë, vetëm 25 metra larg detit, në anën e një shkëmbi. Asnjë nga 162 pasagjerët ose gjashtë anëtarët e ekuipazhit nuk u plagosën në aksident.
Më pas aeroplani u hoq nga vendi i aksidentit dhe u vendos në aeroport, ku qëndroi për muaj përpara se kompania e sigurimeve ta vendoste atë në shitje.
Komuna e Yomra bleu aeroplanin për ta shndërruar atë në një “Millet Kıraathanesi”, një koncept i kafenesë-bibliotekës i popullarizuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Sidoqoftë, plani nuk u realizua kurrë dhe aeroplani u braktis në një hapësirë të përdorur si një treg.
Mustafa Bıyık, kryetari i ri i Bashkisë Yomra, tha se ata vendosën t’ia dorëzojnë aeroplanin tre investitorëve dhe fluturakja do të zhvendoset në një bregdet, si vendi i fundit ku ai u ul ose nuk arriti të ulej.
Bıyık i tha Agjencisë së Lajmeve Ihlas (IHA) të mërkurën se aeroplani do të jetë në vendin e tij të ri brenda tre muajve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri