Një grua ka qenë duke parë nga dritarja në momentin kur aeroplani është goditur nga rrufeja dhe ka arritur që të kapë pamjet në kohë reale.

Tracy Meakin White po luante me telefonin e saj, teksa qëndronte në dritare. Në ato momente ajo ka parë aeroplanin, i cili vinte nga Amsterdami, duke u goditur nga rrufeja dhe menjëherë ka bërë edhe fotot me telefon.


“Jemi mësuar me një mot të tillë prandaj nuk është se po shikoja nga dritarja motin. Por duke luajtur me telefonin tim pash një aeroplan i cili po goditej nga rrufeja. Mrekullia është që nuk pati asnjë pasojë, ndërkaq unë kam zënë një moment të cilin nuk do ta shoh më ndoshta asnjëherë në jetën time”, ka thënë 42 vjeçarja për mediat britanike. /Telegrafi/