LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani i EasyJet përplaset me një aeroplan tjetër të parkuar në aeroportin e Amsterdamit

Aeroplani i EasyJet përplaset me një aeroplan tjetër të parkuar në aeroportin e Amsterdamit

Një aeroplan i kompanisë EasyJet i cili po fluturonte për në Londër u përplas me një aeroplan tjetër në pistën e aeroportit të Amsterdamit këtë mëngjes.

Airbus A320 u përplas me në aeroplan Boeing të parkuar, gjatë kohës kur po dilte nga terminali, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët thanë se krahu i Airbus ishte vendosur në bishtin e aeroplanit KLM, i cili duhej të fluturonte për në Madrid.

Kompania EasyJet është detyruar të gjejë një avion tjetër për udhëtarët të cilët po fluturonin për një Londër, dhe të cilët ishin vonuar tashmë për më shumë se katër orë.

Një pasagjer, Jye Sandiford tha: “Faleminderit EasyJet. Fluturimi i parë, humbja e bagazheve, fluturimi i dytë u përplas për aeroplanin KLM të parkuar në pistën e Amsterdamit”.

Fluturimi EasyJet, EJU 8868, do të shkonte për në Londër Gatwick rreth orës 7 të mëngjesit, mirëpo koha e nisjes u shty për në orën 11:30.

Fluturimi i KLM në Madrid u realizua gati tre orë me vonesë, edhe pse nuk ishte e qartë nëse u përdor i njëjti aeroplan.

“EasyJet mund të konfirmojë që dy avionë janë përplasur gjatë shtytjes nga një stacion, një prej të cilave ishte fluturimi EasyJet nga EJU8868 nga Amsterdami në Londër Gatwick”, tha një zëdhënës.

“Siguria e udhëtarëve dhe ekuipazhit është prioriteti ynë më i lartë dhe një hetim është nisur në përputhje me procedurën,” shtuan ata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori