LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani me 191 pasagjerë rrëshqet nga pista, humbin jetën 14 persona – fluturakja ndahet në dysh në Indi

Aeroplani me 191 pasagjerë rrëshqet nga pista, humbin jetën 14 persona – fluturakja ndahet në dysh në Indi

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën – përfshirë dy pilotët, kur një aeroplan i aviokompanisë “Air India Express” që po fluturonte nga Dubai në Calicut me 191 pasagjerë në bord, nuk arriti të zbret në pistë duke rrëshqitur dhe përfunduar në një luginë.

Dy pilotët po mundoheshin të ateronin në një mot të ligë, ku shirat e rrëmbyeshëm kishin zvogëluar dukshmërinë madje janë detyruar të anulojnë tentimin e tyre të parë për zbritje, duke bërë një “rreth” mbi aeroport për më shumë se 20 minuta, transmeton Telegrafi.


E kur sërish tentuan të zbresin, aeroplani rrëshqiti dhe përfundoi në një luginë në aeroportin e Calicutit në shtetin indian Kerala. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale, shfaqin fluturaken të ndarë në dysh.

Sipas raportit të policisë, të dy pilotët dhe 12 pasagjerë humbën jetën nga përplasja – e 123 tjerë që ishin brenda kanë pësuar lëndime trupore. Ministri i shtetit jugor të Indisë, Kerala ku edhe ndodhi përplasja e aeroplanit, ka deklaruar për Reuters se 5 persona kanë humbur jetën duk e cituar kështu informacionet e policisë. /Telegrafi/