LAJMI I FUNDIT:

​Aeroplanët në ANP ‘Adem Jashari’ pa sqarime për udhëtarët në gjuhën shqipe

​Aeroplanët në ANP ‘Adem Jashari’ pa sqarime për udhëtarët në gjuhën shqipe

Qytetarët e Kosovës kanë shprehur pakënaqësi lidhur me mungesën e sqarimeve në aeroplanë që udhëtojnë nga Kosova në vende të ndryshme të Evropës apo anasjelltas.

Të njëjtit kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të merren më këtë çështje, në mënyrë që në çdo aeroplan që udhëton për Kosovë, të ketë sqarim edhe në gjuhën shqipe. Sipas tyre, është paksa e padrejtë për ta, që aeroplanët që aterojnë për Kosovë, të mos kenë udhëzime në gjuhën shqipe.


Shemsi Abidi, i cili udhëton mjaft shpesh me aeroplan nga shtetet e ndryshme për në Kosovë, pohon se ka mungesë të udhëzimeve në gjuhën shqipe.

Derisa thotë se sqarimet duhet të jenë edhe në gjuhen shqipe, Abidi shton se për të moshuarit që udhëtojnë me aeroplan është më problem të kuptojnë udhëzimet.

“Për ata që nuk i kuptojnë gjuhët duhet (të ketë sqarime në gjuhën shqipe). Për ata të moshuarit zakonisht është vështirë, sepse ata përveç shqipes nuk dinë gjuhë të tjera. Zakonisht nuk flasin në aeroplan shqip, veç gjermanisht ose anglisht, tjera nuk ka. Me qejf kisha pas gjuhë shqipe, se gjuhë të tjera. Edhe (sqarimet në letër) nuk janë, kur jam ardhur prej Antalyas nuk kishte në gjuhë shqipe”, thotë Abidi.

Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime
Lexo po ashtu Mbi 1.5 milion mërgimtarë erdhën në Kosovë, brenda gjashtë muajve u realizuan 10 mijë fluturime

Aldin Gajtani, që studion në Suedi konsideron se është e nevojshme që në çdo aeroplan që ateron për në Kosovë, të ketë udhëzime në gjuhën shqipe.

“Ne jemi shqiptarë dhe na ka rënë shumë të udhëtojë me aeroplan dhe është e nevojshme me qenë edhe sqarimet në gjuhën shqipe. Më ka rënë shpesh të udhëtojë në Suedi apo vende tjera dhe kam vërejtur se pothuajse askund nuk ka sqarime në gjuhën shqipe”, thotë Gajtani.

Se ka mungesë të udhëzimeve dhe sqarimeve në gjuhën shqipe në aeroplan thotë edhe Demir Haxhaj.

“Është fakt se në gjuhën shqipe nuk ka, kish qenë mirë të kishte, por nuk e di se te kush është faji, zakonisht anglisht ose gjermanisht, bile rrallë ka edhe Gjermanisht, disa punëtore nuk e dinë as gjuhën gjermanishten se shqipen hiç se hiç. Kish qenë mirë me pas shqip, derisa jemi udhëtar shqiptar”, thotë Haxhaj.

Për këtë, KosovaPress ka dërguar pyetje edhe te Autoriteti i Aviacionit Civil, por i njëjti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e kësaj teme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Kalo në kategori