LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët janë bërë gati për shpërndarjen e grupeve të para të vaksinës së Pfizer, kundër COVID-19

Aeroplanët janë bërë gati për shpërndarjen e grupeve të para të vaksinës së Pfizer, kundër COVID-19

United Airlines Holdings Inc., thuhet se filloi të operojë fluturime charter të premten për të “pozicionuar” më mirë vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për shpërndarje sapo ajo të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA.

United Airlines do të fluturojë me avionë midis Aeroportit Ndërkombëtar të Brukselit dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Chicago O’Hare si pjesë e “dërgesës së parë ajrore masive të një vaksine”, mbështetur nga FAA, raportoi The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi.

Lajmi për sigurimin e fluturimeve charter vjen ndërsa Pfizer ka filluar të bëhet gati për të bartur vaksinat shpejt, sapo FDA dhe rregullatorët e tjerë ta miratojnë atë.

Sipas Journal, Pfizer ka zgjeruar kapacitetin e magazinimit në vendet specifike të shpërndarjes në Pleasant Prairie, Wisc., dhe Karlsruhe, Gjermani.

Kompania e barnave planifikon të përdorë depo të ngrira në madhësinë e valixheve në aeroplanë dhe kamionë për të shpërndarë vaksinën nëpër botë.

Por Pfizer dhe United Airlines nuk i janë përgjigjur menjëherë kërkesës së Fox News për komente.

Siç shkruan më tej FoxNews, United Airlines do të lejohet të mbajë pesë herë sasinë e akullit të lejuar normalisht në bord për të mbajtur vaksinën në temperaturën e nevojshme të ftohtë.

Linja ajrore të tjera të mallrave dhe pasagjerëve gjithashtu kanë filluar të përgatiten për dërgesat e ardhshme të vaksinave, raportoi Journal.

Më parë, Andrew Peterson, profesor i filozofisë në Universitetin George Mason kishte ngritur çështjen komplekse të transportimit dhe shpërndarjes së vaksinës për shkak të faktit se ajo duhet të ruhet në temperatura minus 70 gradë Celsius ose më poshtë.

“Logjistika e shpërndarjes së vaksinës Pfizer, nëse provohet të jetë e sigurt dhe efektive, pa dyshim që do të jetë një detyrë tepër e vështirë”, ka thënë Peterson për Fox News.

“Përtej sfidës së transportimit fizik të vaksinës në qendrat e shpërndarjes në të gjithë Amerikën dhe ndërkombëtarisht, ka pengesa shtesë për mbajtjen e vaksinës në temperatura nën zero dhe monitorimin e dërgesave për vjedhje”.

Javën e kaluar, Pfizer dhe partneri BioNTech kërkuan një aprovim emergjent për kandidatin e tyre të vaksinës ndaj coronavirusit në një përpjekje për ta shpërndarë atë në popullatën globale sa më shpejt të jetë e mundur.

Vaksina është thënë se është më shumë se 90 për qind e efektshme në përqindje efektive në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundja gjatë provave të fazës 3. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Pas Gjermanisë, në rrezik për përmbytje edhe Italia

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Kalo në kategori