LAJMI I FUNDIT:

Aeroplanët gjermanë nuk do të marrim pjesë në sulmet amerikane në Siri

Aeroplanët gjermanë nuk do të marrim pjesë në sulmet amerikane në Siri

Aeroplanët gjermanë nuk do të asistojnë më asnjë sulm amerikan në Siri, deklaroi sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen.

“Avionët gjermane kanë një rol të përcaktuar qartë në koalicionin kundër terrorizmit, që përkon me grumbullimin e informacioneve për misione kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik”, tha Von Der Leyen për televizionin gjerman SWR dhe shtoi se planet ishin për të luftuar kundër ISIS-it.

“Kjo nuk ka të bëjë aspak me çështjen e armëve kimike”, vazhdoi Von Der Leyen.


Ajo deklaroi gjithashtu se SHBA-të nuk i kanë kërkuar Gjermanisë të premten asnjë asistencë për sulmet me predha kundër bazës ajrore Siriane.