LAJMI I FUNDIT:

Advisory Board, nominon Rina Malsorin për çmimin prestigjioz “40 under 40”, si një prej njerëzve të suksesshëm në biznes

Advisory Board, nominon Rina Malsorin për çmimin prestigjioz “40 under 40”, si një prej njerëzve të suksesshëm në biznes

Drejtoresha ekzekutive e kompanisë Frutti, Rina Malsori, është nominmuar për çmimin prestigjioz “40 nën të 40-tave” nga Advisory Board.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook.


“Advisory Board ka vendosur të më nominojë për çmimin prestigjioz “40 nën të 40-tave” si një prej njerëzve të suksesshëm në biznes që pritet të marrin pjesë në samitin Business Elite’s “40 under 40″ në Amsterdam ku do të më ndahet çmimi si një prej 40 njerëzve të rinj  udhëheqës të bizneseve në regjionin e Evropës Juglindore”, ka shkruar Malsori, njofton Telegrafi.

Samiti Business Elite’s “40 under 40”, mbahet në Amsterdam, ndërkaq ndan çmime për të rinjtë, udhëheqës të bizneseve në regjionin e Evropës Juglindore.