Adriana Matoshi ka qenë pa dyshim njëra ndër aktoret më aktive dhe të pëlqyera nga publiku gjatë vitit 2017.

Roli i 'Sasës' në serialin e njohur komik "O Sa Mirë" ka qenë më i suksesshmi, me të cilin ka bërë edhe më shumë për vete publikun, ndërsa nuk ka munguar angazhimi i saj edhe në projektet filmike si: "Martesa", "Rooftop Sonata" dhe "Pranverë e paharruar në një fshat të harruar".


Krejt këto angazhime duket se u kurorëzuan me suksesin më të madh, duke rrëmbyer çmimin kryesor të festivalin Pri Film Fest.

"Çmimi vjetor për filmbërësen e vitit" ishe rezervuar për aktoren Matoshi, e cila e ka pranuar me kënaqësinë më të madhe.

Emocionet e para, pasi fitoi këtë çmim, Adriana vendosi t'i ndajë me ndjekësit e saj përmes një shkrimi në rrjetin soial Facebook:

"E nderuar qe me shpërblyen me Çmimin vjetorë për filmbersen Kosovare! Faleminderit Vjosa Berisha &Fatos Berisha Faleminderit Kiki Rugova Zeqa per veshjet gjate festivalit! Faleminderit Lidona Berisha per grimin edhe gjithcka qe bon per mu! E bekuar qe jam e rrethuar me njerezit ma te mire ne jete! Ju dua dhe ju paça!" (sic.), janë fjalët e aktores Adriana Matoshi. /Telegrafi/