Aktorja dhe deputetja e njohur e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo kujdeset që të ndajë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet profesionale.


Së fundmi, Matoshi ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse.

283710957 742995940392148 2944311044250881653 n

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft joshëse e veshur me një fustan të zi me pika.

283813880 851083052526810 8318401124475579687 n

Me flokët e saj bionde të lëshuara në valë të lirshme dhe një palë syze të zeza, Adriana bëri që dukja e saj në këto imazhe të duket edhe më e kompletuar.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për vitalitetin.

283699030 2983911498567286 2306490835983172886 n

Krahas angazhimeve në kinematografi, Adriana Matoshi tash e më shumë se një vit ushtron edhe profesionin e deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

283541805 371851821437827 6213382747584598684 n