LAJMI I FUNDIT:

Adrian Paci me misteret e dritës

Adrian Paci me misteret e dritës

Artisti i njohur shqiptar i arteve të aplikuara, Adrian Paci, i njohur edhe si piktor dhe kurator, ka hapur një ekspozitë në Museo Novecento të Firences.

”Të gjithë janë të ftuar të ndjekin heshtjet, zërat, sfumaturat dhe misteret e dritës, pasi kjo e fundit është e pranishme në shumë vepra të Adrian Pacit, element që është në gjendje të lexojë, rilexojë dhe transformojë realitetin”, shkruan Museo Novecento.


”Këto do të jenë mënyrat për të filluar një veprimtari të vogël performuese që do të përfshijë të rinj dhe të moshuar për t’i dhënë dritë të re jetës sonë të përditshme, në përputhje me mendimin e artistit që thotë se ‘projekti im i ndërhyrjes në Arno konsiston në një shëtitje në mbrëmje në lumë, me një varkë, nga e cila dalin dhjetëra fije të shndrritshme, që shkojnë ‘për të peshkuar’ imazhin e fshehur të fundit të Arnos. Të çosh dritën në errësirën e thellësisë së lumit për të kërkuar të bësh të dukshme atë që normalisht mbetet e fshehur, kjo është përpjekja ime”, shton Museo Novecento.

”Për mua, arti, më shumë sesa produkti i një gjëje të re, është të bësh të dukshme, në mënyrë të ndryshme, atë që ne kujtojmë se e dimë”, shprehet Paci.

Paci është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave në Gjermani, Londër, Sevilje, Stokholm, Hjuston, Modena, Venecia, Paris, Milano Suedi dhe Montreal. /ATA/