LAJMI I FUNDIT:

Adria Airways i jep fund shërbimit 58-vjeçar, deklaron zyrtarisht falimentimin

Adria Airways i jep fund shërbimit 58-vjeçar, deklaron zyrtarisht falimentimin

Adria Airways ka njoftuar se ka bërë kërkesë zyrtare për falimentim, duke i dhënë fund 58 viteve të shërbimit.

Kështu, siç bëhet e ditur kjo kompani ka anuluar të gjitha fluturimet, është thënë në një deklaratë të hënën, pasi problemet financiare e detyruan atë të anulonte pjesën më të madhe të fluturimeve gjatë javës së fundit.


“Procedurat e falimentimit u inicuan nga administrata e kompanisë për shkak të paaftësisë paguese të kompanisë”, është thënë në deklaratën e Adria, e cila është në pronësi të firmës gjermane të investimeve 4K Invest, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç vlerësohet, Adria është e fundit në një linjë të gjatë të linjave ajrore të vogla evropiane që po kalojnë në telashe financiare në mes të mbingarkesës së industrisë, konkurrencës së egër dhe çmimeve të larta të karburantit.

Shuhet operatori turistik ikonë 'Thomas Cook', bllokohen mijëra pasagjerë
Lexo po ashtu Shuhet operatori turistik ikonë 'Thomas Cook', bllokohen mijëra pasagjerë

Ndryshe, që nga e marta e kaluar Adria ka anuluar më shumë se 400 fluturime duke prekur më shumë se 15,000 pasagjerë.

Ministri i Ekonomisë së Sllovenisë, Zdravko Pocivalsek, tha më herët të hënën se qeveria po mendonte krijimin e një kompanie të re ajrore për të përmirësuar lidhjet ndërkombëtare të vendit.

Kolapsi i Adria ishte shumë i dëmshëm për ekonominë dhe industrinë e turizmit të Sllovenisë, tha ministri.

Një zëdhënës i Lufthansa tha që ishte shumë herët të thuash se si do të zëvendësoheshin fluturimet e Adria-s në afat të gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori