LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti nga Teksasi gjendet i gjallë më shumë se tetë vjet pasi ishte shpallur i zhdukur

Adoleshenti nga Teksasi gjendet i gjallë më shumë se tetë vjet pasi ishte shpallur i zhdukur

Një adoleshent i zhdukur nga Teksasi është gjetur i gjallë pasi u zhduk më shumë se tetë vjet më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Rudy Farias u raportua i zhdukur nga Houston, Teksas më 6 mars 2015 në moshën 18-vjeçare.


Ai u pa për herë të fundit duke shëtitur dy qentë e tij pranë shtëpisë së tij, sipas autoriteteve.

Më pas të dy qentë u kthyen në shtëpi pa pronarin e tyre.

Qendra e Teksasit për të Zhdukurit tha të shtunën se Farias është “vendosur në mënyrë të sigurt” dhe po shërohet në një spital.

Arsyet e zhdukjes së tij mbeten të panjohura, por anëtarët e familjes thanë se ai vuante nga depresioni, veçanërisht pas vdekjes së vëllait të tij më të madh në një aksident me motor vite para zhdukjes së tij, sipas NBC.

“Ai pa shokun e tij më të mirë të vdiste pikërisht përpara tij”, tha Brenda Paradise, një hetuese private e angazhuar nga familja Farias, në prill të vitit 2015. /Telegrafi/