LAJMI I FUNDIT:

Administratorët shtetëror assesi të sistematizohen

Administratorët shtetëror assesi të sistematizohen

Përkundër premtimeve për sistematizim të shpejtë të administratorëve që rrinë në shtëpi dhe marrin paga, sistematizimi ende nuk është bërë. Në redaksinë e Alsat-M ka pasur ankesa nga vetë administratorët. Për shkak të frikës nga problemet që mund të ndodhin nga Sekretariati, ata nuk dëshirojnë publikisht të flasin. Thonë se janë të shtypur nga pafavorizimi i gjithë procedurës që institucionet ua bëjnë. Sistematizimin e 958 administratorëve e premtoi edhe zëvendës-kryeministri Hazbi Lika dhe Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski.

“Ne mundemi me siguri të caktojmë datë të saktë, por kemi vendosur një periudhë relative një deri në dy muaj të mbarojmë me grupin e parë”, tha Lika, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Sekretariati për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit sot nuk dëshironin të flasin para kamerave për këtë problem. Ata shkurtimisht thanë se asnjë nga 958 administratorët nuk kanë filluar me punë. Ata thonë se 22 administratorë nënshkruan kontrata një javë më parë dhe po presin të fillojnë punën.

100 administratorë nga 958 administratorë shtetërorë, hoqën dorë nga puna të cilën asnjëherë nuk e punuan. Institucionet nuk kanë një numër të saktë se sa prej 650 administratorëve tjerë në Maqedoni janë të aftë dhe të gatshëm për punë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori