LAJMI I FUNDIT:

Administrata Trump refuzoi ofertën për të blerë miliona doza të tjera të vaksinës së Pfizer?

Administrata Trump refuzoi ofertën për të blerë miliona doza të tjera të vaksinës së Pfizer?

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump kishte humbur një shans verën e kaluar për të blerë miliona doza shtesë të vaksinës së coronavirusit të Pfizer, një vendim që mund të vonojë shpërndarjen e një grupi të dytë të dozave derisa prodhuesi të përmbushë kontratat e tjera ndërkombëtare.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, zbulimi, i raportuar së pari nga New York Times dhe konfirmuar për Associated Press të hënën, erdhi një ditë para se Donald Trump të synonte të merrte meritat për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të ardhshme në një samit të Shtëpisë së Bardhë.

Vaksina e Pfizer, një nga pretendentët kryesorë të vaksinës për COVID-19, pritet të miratohet nga një panel i shkencëtarëve të Administratës së Ushqimit dhe Barnave që këtë javë.

Gjithsesi, siç shkruan CNN, zyrtarët e administratës Trump mohuan të hënën se ata refuzuan një mundësi për të blerë më shumë doza të vaksinës Pfizer muaj më parë.

Anëtarët e lartë të Operacionit Warp Speed të administratës Trump folën rreth çështjes në një thirrje konferencë me gazetarët.

Një zyrtar i lartë i administratës i cili nuk dëshironte të identifikohej tha se administrata është “në mes të një negocimi tani” dhe nuk mund të flasë publikisht për këtë.

“Por ne ndjehemi absolutisht të sigurt” se do të ketë një “numër të mjaftueshëm të dozave për të vaksinuar të gjithë amerikanët që dëshirojnë para fundit të tremujorit të dytë të vitit 2021”, ka thënë zyrtari.

Siç shkruan më tej CNN, përcjell Telegrafi, kontrata fillestare e SHBA-së, një marrëveshje e përparuar e blerjes me Pfizer, u nënshkrua më 22 korrik, tha zyrtari i administratës.

Kjo marrëveshje ishte për 100 milionë doza me mundësi për të blerë më shumë.

Sipas CNN, 100 milionë doza do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz, sepse është një vaksinë me dy doza.

Veç kësaj, administrata tha se po vazhdon të negociojë me disa kompani që punojnë në vaksinat për COVID-19.

CNN thekson se SHBA ka mundësinë për të blerë 3 miliardë doza vaksine, midis të gjitha kontratave që qeveria federale ka aktualisht me kompani të ndryshme.

Kjo në teori do të ishte e mjaftueshme për të vaksinuar popullatën amerikane disa herë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Evropa
Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Botë
Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori