LAJMI I FUNDIT:

Administrata Tatimore kërkon nga bizneset që ta paguajnë tatimin bazë dhe interesin: Përfito nga shlyerja e ndëshkimeve

Administrata Tatimore kërkon nga bizneset që ta paguajnë tatimin bazë dhe interesin: Përfito nga shlyerja e ndëshkimeve

Administrata Tatimore e Kosovës ka apeluar tek tatimpaguesit borxhlinj që shfrytëzojnë mundësitë e lehtësimeve tatimore.

Sipas ATK-së, bizneset duhet ta paguajnë tatimin bazë dhe interesin.


“Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit”, është thënë në njoftimin e ATK-së.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit; Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; dhe Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.

“Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 30 qershor 2021, do të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve. Heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Murati: Pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, u punësuan 66 persona

Ekonomi
Kalo në kategori