LAJMI I FUNDIT:

Administrata publike e Maqedonisë do të mbetet pa rroga nëse nuk regjistrohen të gjithë të punësuarit

Administrata publike e Maqedonisë do të mbetet pa rroga nëse nuk regjistrohen të gjithë të punësuarit

Nuk do të ketë rroga për administratorët publike të vendit nëse ata nuk regjistrohen në sistemin informatik. Institucionet kanë afat prej tre muajsh që ta plotësojnë regjistrin.

Deri në fund të muajit mars do të dihet saktë numri i të punësuarve në sektorin publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Rrogat nuk do të jepen nëse të dhënat në regjistrin e sistemit informatik nuk do të përputhen me llogarinë e kompenzimit mujor. Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP), Sanja Llukarevska thotë se verifikimi do të bëhet në mënyrë automatike gjatë dorëzimit të llogarisë për rroga në sektorin publik.

Sipas saj, Mospërputhja do të tregojë se kush nuk është i regjistruar dhe punëdhënësi i sektorit publik do të duhet të bëjë regjistrimin.

Nga 1.303 institucione në sektorin publik, 259 nuk i janë regjistruar burimet njerëzore; 170 nuk kanë sistematizim aktiv, kurse 86 edhe pse e kanë sistematizimin, nuk kanë bërë axhurimin e të dhënave për punëtorët.

Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë Publike (MSHIAP) thonë se edhe pas dy vitesh, numri i plotë i të punësuarve në administratë nuk dihet, edhe pse për programin janë dhënë 2,1 milionë euro, program që del se nuk është dizajnuar si duhet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori