LAJMI I FUNDIT:

Administrata e Trumpit konfirmon sanksionet ndaj Dodikut

Administrata e Trumpit konfirmon sanksionet ndaj Dodikut

Administrata e re amerikane e presidentit Donald Trump, ka konfirmuar sanksionet që janë vendosur në janar kundër presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, për shkelje të Marrëveshjes së Dejtonit dhe organizimit të referendumit ilegal në shtator të vitit të kaluar.

Sanksionet ndaj Dodikur ishin vendosur nga Departamenti amerikan i Financave.


Me veprimet e tij në Bosnjë e Hercegovinë, Dodik po e rrezikon paqen për të cilën bashkësia ndërkombëtare ka investuar shume, ndërsa gjatë luftës së zhvilluar në vitet e ‘90-ta në këtë vend, kanë humbur jetën qindra-mijëra njerëz. /KP/