Grevë e përgjithshme e gjithë administratës në muajin mars nëse nuk rriten pagat e tjera me rritjen e pagës minimale.
Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se problemin me rritjen marramendëse të pagave do të mundohen ta zgjidhin përmes dialogut social me Qeverinë.
“Jemi sindikatë që duam t’i zgjidhim gjërat përmes dialogut social, por nëse na mbështesin për muri, atëherë do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat. Ka kërkesa të ndryshme për të shkuar direkt në grevën e përgjithshme”, tha Blagoja Ralpovski – Konfederata e Sindikatave të Lira.
Barazimi i pagave që do të ndodhë me rritjen e pagës minimale do të krijojë kaos në institucione, thonë nga SASHK-u.
“Shteti si punëdhënësi më i madh duhet të ketë të njëjtat standarde për të gjithë në sektorin publik. Ndoshta do të ketë grevë të përgjithshme në të gjithë administratën ku administrata publike do ta paralizojë shprehimisht funksionimin e shtetit. Nuk do të donim që kjo të vijë, por nëse gjërat shkojnë shumë ngadalë dhe në mënyrë joserioze, do të vijë”, u shpreh Jakim Nedelkov – Konfederata e Sindikatave të Lira.
Instituti për Kërkime Ekonomike Finance Think paralajmëron gjithashtu se numri i punonjësve që marrin pagë minimale do të rritet ndjeshëm.
“Me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, afër 170 punëtorë që kanë marrë nën atë shumë, do të barazohen me grupin prej 18.000 deri në 20.000 denarë, që tashmë ka afër 50 mijë të punësuar”, thonë nga “Finance Think”.
Kryeministri Kovaçevski sot përsëriti qëndrimin se paga minimale vlen për të gjithë punëtorët në vend, pavarësisht nëse janë në sektorin privat apo publik. Rritja graduale e pagave është në përputhje me marrëveshjet kolektive të nënshkruara dhe ato duhet të respektohen në përputhje me nenin tetë të Ligjit për Pagë Minimale./alsat.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë