LAJMI I FUNDIT:

Adidas në Prishtinë, ‘Creativity is The Answer’ (Video)

Adidas në Prishtinë, ‘Creativity is The Answer’ (Video)

Muaji Mars shënoi datën e hapjes së Adidas Prishtinë. Hapjes i parapriu kampanja më e fundit nga Adidas që nxjerr në pah momentet kur mblidhen një grup i kreatorëve dhe me veprimet e tyre e dëshmojnë, vërtetojnë që KREATIVITETI është përgjigja.

Kjo është dhe fryma që Adidas Prishtinë ka sjell në Kosovë, duke përzgjedhur koleksionet më të reja të veshmbathjeve dhe aksesorëve sportiv.

Me një koncept që është komplet i njëjtë me qendrat e mëdha Adidas që sot janë në kryeqytetet më të rëndësishme evropiane e botërore.

Mbi 350 modele të mbathjeve Adidas tashmë janë brenda hapësirës së Adidas, përderisa në vitrinën e hyrjes qëndron vetëm modeli Adidas Ultra Boost. Në brendi janë veshjet e sporteve të ndryshme, ndërsa koleksioni i fundit që mund të shihet tek yjet botërore të muzikës dhe artit ka hapësirën e vet të dedikuar.

Duke eksploruar shopin hasim në topin zyrtar të Ligës së Kampionëve, që ndodhet në koleksionin e topave të shumtë që mund të sigurohen në Adidas Prishtinë.

Ambientet e Adidas Prishtinë në Albi Mall

Natyrisht, nuk mund të quhet i kompletuar një shop i Adidas nëse nuk shiheni nga afër modelet Superstar, Stan Smith, Continentals 80s apo Derrupt, që ia japin ngjyra dhe stil cdo këndi të qendrës Adidas Prishtinë.

Për të parë më tepër nga dita e hapjes, ju mund të shikoni videon më poshtë, ndërsa Adidas Prishtinë, është hapur çdo ditë në Albi Mall, në lokacionin e sportit që i jep tashmë vulë prezantimit meritor të të gjitha sporteve.

Artikull i sponzorizuar