Adidas e transferon Pogban te United (Video)

Paul Pogba gjithnjë e më afër rikthimit te Manchester United.
Megjithëse është raportuar se francezi do të transferohet për shumën prej 120 milionë eurove, deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Por, një video-reklamë të realizuar prej kompanisë së atleteve Adidas, shihet vetëm logoja e skuadrës së Unitedit, e cila bën të dyshojmë se mesfushori i Juventusit është çështje ore kur do të zyrtarizohet te Djajtë e Kuq.
Kujtojmë se para disa vitesh, Pogba kishte kaluar si lojtar i lirë te skuadra italiane pikërisht prej Unitedit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































