LAJMI I FUNDIT:

Ademi u reagon atyre që deklaruan se Rashica, Muriqi dhe Rrahmani nuk dëshironin të luanin për Kosovën

Ademi u reagon atyre që deklaruan se Rashica, Muriqi dhe Rrahmani nuk dëshironin të luanin për Kosovën

Agim Ademi është shprehur kundër zërave se lojtarët që munguan në ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin tetor, nuk kanë dashur të luajnë.

Presidenti i FFK-së ishte i ftuar në një intervistë në Telegrafi.com, duke sqaruar se lojtarët që munguan në takimet e Ligës së Kombeve dhe në atë ndaj Maqedonisë së Veriut, kishin pengesa të ndryshme.


Ademi bëri të ditur se Milot Rashica ishte i lënduar në ndeshjen e zhvilluar në Itali ndaj Moldavisë, Vedat Muriqi ishte i infektuar me COVID-19 dhe Amir Rrahmani nuk u lejua nga regjioni ku jeton që të largohej nga vendi për shkak të pandemisë.

“Nëse ndokush mund të merret me mungesat e lojtarëve në këtë situatë, atëherë është e palogjikshme”, ka thënë i pari i futbollit kosovar në intervistë përballë gazetarit Betim Zeqiri.

“Siç e dimë, Milot Rashica u lëndua në Itali në ndeshjen ndaj Moldavisë. Vedat Muriqi e kishte COVID-19 dhe nuk mund të shkonte as te Lazio. Amir Rrahmani ishte i izoluar detyrimisht nga ligji i regjionit”.

Në intervistë për Telegrafin - Agim Ademi analizon formën aktuale të Kosovës dhe të ardhmen e Bernard Challandes
Lexo po ashtu Në intervistë për Telegrafin - Agim Ademi analizon formën aktuale të Kosovës dhe të ardhmen e Bernard Challandes

“Jemi munduar nëpërmjet ambasadës tonë në Itali dhe ambasadës së Italisë në vendin tonë që të sigurojmë arritjen e Amir Rrahmanit, por ligjet e izolimit nuk e kanë lejuar në atë regjion”.

“Këta lojtarë kanë dhënë dhe japin gjithçka për Kosovën dhe nuk duhet të bëjmë aso shkrime të pakuptimta se kinse nuk kanë dashur të vijnë”, ka shtuar më tej Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori