Deputeti i BDI-së ka reaguar deri tek Trajko Veljanoski lidhur me procedurat dhe Rregulloren e punës së Kuvendit ku ka kërkuar që të vëndohet në rend dite votimi i kryetarit të ri të Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Duhet që të vëndoni në rend propozimin e Oliver Spasovskit për kryetar të ri që e mbështesin 20 deputetë. Mos e bëni cirk këtë seancë. Të çlirojmë punën e Kuvendit dhe të shpëtojmë qytetarët.'' tha mes tjerash Ademi nga foltorja.


Veljanoski u përgjigj ''Për këtë vendos Komisioni për emërime dhe zgjedhjet.'' /Telegrafi/