LAJMI I FUNDIT:

Ademi: BE-ja duhet të sanksionojë tërë shtetin

Ademi: BE-ja duhet të sanksionojë tërë shtetin

BE duhet të vendos sanksione për të gjithë shtetin jo vetëm për disa individë. Kështu deklaroi ekonomisti Visar Ademi në emisionin e mbrëmshëm “Arena”, duke diskutuar për mundësitë e zgjidhjes së krizës në të cilën gjendet Maqedonia.

Ai thotë se preferon një qasje më radikale, çdo qytetar kur të sheh se në kohë nuk do t’i marrë paratë, pensionet, bursat, duhet të kuptoj se shteti ka manipuluar me paratë e tij, nuk ka pasur sistem fiskal të shëndoshë, por ai sistem është bazuar në korrupsion.


“Dëshiroj që qytetarët të shohin realitetin dhe të jenë ata që do të ngrenë zërin dhe do të sjellin ndryshime. Nëse bashkësia ndërkombëtare dënon një grup njerëzish ne mund të pajtohemi me këtë, por nuk do të kemi politik afatgjate të qeverive të ardhshme sepse votuesit e OBRM-PDUKM-së mund të thonë se bashkësia ndërkombëtare ka favorizuar opozitës, cila do qoftë ajo, dhe kjo fitore do të ishte e Pirros”, deklaroi Visar Ademi./Telegrafi/