LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Filmi fyes, nuk ka lidhje me Ministrinë e Kulturës (Video)

Ademi: Filmi fyes, nuk ka lidhje me Ministrinë e Kulturës (Video)

Ministri i Kulturs Asaf Ademi, sot në konferencë për shtyp në lidhje me filmin e publikuar disa ditë më parë për luftën e 2001 në Maqedoni, e që është financuar nga Ministria e Kulturës tha se filmi i realizuar nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë e Kulturës.

Ademi në konferencë tha se ai film është mbështetur nga Agjencia për Film në vitin 2015. Sipas tij, Agjencia për Film është institucion i pavarur dhe është drejtpërdrejtë i lidhur me qeverinë, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ministria e Kulturës distancohet nga ky film dhe dënon urrejtjen që nxit ai dhe stafi aktual mbetet i përkushtuar që të krijojë projekte kulturore që respektojnë të tjerët. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Agjencinë për Film që të hetojmë këtë rast/ Pasi e pash skenarin, kam sjellur vendim që të kryhen kontrolle inspektoriale, nëse janë respektuar rregullat për film”, tha mes tjerash Ademi.

Ai në konferencë për shtyp i përmendi edhe emrat të cilët sipas tij, kanë lejuar që ky film të realizohet, ndërsa shtoi se në këtë përbërje nuk ka pasur asnjë shqiptar dhe anëtarë të etnive tjera.

Ademi tha se ky do të jetë filmi i fundit me këtë përmbajtje, duke shtuar se me ligj do të rregullohen këto çështje./Telegrafi/