LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Diaspora është pjesë e pandashme e Maqedonisë

Ademi: Diaspora është pjesë e pandashme e Maqedonisë

Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me përfaqësues nga Lidhja e Diasporës Shqiptare të Evropës dhe ShBA-së për Maqedoninë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Ademi theksoi se Diaspora është pjesë e pandashme e shtetit, ku me bashkëpunim të ndërsjelltë mund të ndërtojnë ura të mirëbesimit dhe bashkëpunimit sa më korrekt.


Gjithashtu, potencoi që Diaspora është një nga shtyllat kyçe të zhvillimit të shtetit siç është zhvillimi i lidhjeve politike, kulturore, arsimore dhe shkencore e sidomos përfshirja e të rinjve në këtë proces.

LDShM, përshëndeti vendimin e Qeverisë për emërimin e Ministrit për Marrëdhënie me Diasporën që do të krijon mundësi dhe rrugë të hapura për bashkëpunim mes shtetit amë dhe Diasporës.

Lidhja e Diasporës Shqiptare ndër të tjera potencoi se Diaspora duhet të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe të bëhet departizimi i tërësishëm i përfaqësuesve të saj.

Nga Diaspora Shqiptare Xhevat Prespa theksoi se : “Departizimi i Diasporës do të kontribuonte që ajo të jetë sa më unike, kompakte dhe e bashkuar në frymën e investimeve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat”.

Ndërkaq, të dyja palët treguan interes për bashkëpunim të hapur në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori