Presidenti i FFK-së, Agim Ademi e pret me optimizëm ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, e cila më të drejtë e ka marrë epitetin historike, pasi ekipi që triumfon të enjten e 8 tetorit në Shkup, do ta marrë biletën për finalen e madhe të “play-off”-it për kualifikim në Evropian. Numri një i futbollit kosovar në një intervistë për Radio Kosovën ka folur për rëndësinë që ka përkrahja e të gjithëve për Dardanët para kësaj ndeshje, e cila për shkak të pandemisë Covid-19 do të luhet pa tifozë.
“Është e rëndësishme t’i përkrahim këta djem para kësaj ndeshje historike, duke pasur parasysh edhe gjendjen me pandeminë dhe shumë peripeci që ka krijuar kjo rrethanë e re në gjithë botën. Besoj që përkrahja dhe pozitiviteti nga të gjithë ne do të jetë krahë i fortë për futbollistët tanë. Mua më gëzon fakti që interesimi për futbollin dhe ekipin Kombëtar është gjithandej në nivelin më të lartë, ashtu si dëshira e secilit për sukses. Këtë gjë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë dhe sigurisht se ky sukses do të përpjesëtohet me shpirtin e çdo shqiptari që i rrah zemra për Kombëtaren e Kosovës”, theksoi Ademi përcjell Futbolli.info.
Tutje kreu i FFK-së shprehu keqardhje që në këtë ndeshje do të ketë numër shumë të vogël të njerëzve që do ta kenë privilegjin për ta përcjellë atë nga afër. Në fakt, për mediat nga Kosova janë rezervuar vetëm 10 vende, derisa po aq vende janë të rezervuara edhe për stafin e FFK-së.
“Ndeshja në Shkup është ende në protokollin e pandemisë dhe ne si federatë kemi të drejtë për vetëm 10 anëtarë tjerë jashtë stafit të Kombëtares që do të jenë në tribuna. Andaj, më vjen keq që njerëzit nuk do të mund të jenë të pranishëm në stadium, por gjithsesi ata do të na përkrahin nëpërmjet shtëpive të tyre dhe rrjeteve sociale, pasi këtyre djemve u duhet përkrahja”, shtoi Ademi.
Ai ka thënë se rëndësia e kësaj ndeshje është e jashtëzakonshme dhe mendja e të gjithëve ka qenë pikërisht në këtë përballje edhe gjatë kualifikimeve të rregullta për Euro2020.
“Të gjithë e kemi pas mendjen te kjo ndeshje dhe që ta presim atë sa më të përgatitur sepse jo gjithherë fiton më i miri. Në këso lloj ndeshje me eliminim direkt mund të ndodhë gjithçka dhe në futboll s’ka asgjë të sigurt, e për këtë ne jemi shumë real, por duke pasur parasysh kualitetin si ekip dhe rëndësinë e kësaj ndeshje, që nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut, sipas të gjitha analizave, ekspertët e futbollit na shohin favoritë, edhe pse kjo nuk do të thotë asgjë sepse gjithçka vendoset në fushën e gjelbër. Unë besoj se djemtë do ta japin maksimumin, edhe pse fatkeqësisht në këtë ndeshje shkojmë me disa mungesa”, nënvizoi kreu i FFK-së, përcjell Futbolli.info.
Ai shprehu keqardhje që disa futbollistë nuk janë përfshirë këtë herë n listën e Challandes, por theksoi se kjo është përzgjedhja e trajnerit dhe si drejtues të federatës konsultohen por nuk i përzihen asnjëherë atij për mënyrën se si e zgjedh formacionin.
“Të gjithë ata që vetëm një herë e kanë veshur fanellën e Kosovës janë pjesë e jona dhe e kanë meritën e suksesit kudo që janë. Normalisht, edhe ata që kanë qenë më herët pjesë e Kombëtares kanë meritat e tyre sepse e kanë bërë një bazë të tillë e cila në vazhdimësi po rritet dhe po rezulton në storie të suksesit. Në jemi me këmbë në tokë, por besojmë dhe shpresojmë shumë se do ta kalojmë këtë pengesë, por edhe nëse ndodh e papritura dhe nuk kalohet kjo pengesë sigurisht se ne jemi krenarë me këta djem dhe me të gjitha ato fitore dhe rezultate që i kanë arritur për një kohë kaq të shkurtër”, vlerësoi Ademi.
Ai në fund ka thënë se jo rastësisht janë të vlerësuar në Top20 për organizim të ndeshjeve, teksa ka lavdëruar edhe tifozët Dardanët që në vazhdimësi kanë treguar kulturë të lartë dhe anim korrekt në çdo ndeshje, duke mos bërë asnjë gabim që do të konvertohej në dënim nga UEFA për federatën.
“Duke i pasur parasysh të gjitha këto ne tashmë e kemi krijuar një imazh dhe një emër që vlerësohet jashtëzakonisht shumë edhe nga UEFA e FIFA, por edhe nga federatat e shteteve tjera. Sot nuk e ka të lehtë asnjë ekip të luajë me Kosovën dhe të marrë rezultat pozitiv, madje as ekipet që kanë renome botërore”, përfundoi presidenti i FFK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Al-Nassr synon një lëvizje shokuese gjatë verës – transferimin e yllit të Man Cityt
Ish-ylli i Barcelonës ‘hap derën’ për t’iu bashkuar Neymarit tek Santosi
Gazetari i njohur zbulon lojtarin të cilin Ruben Amorim dëshiron ta transferojë tek Man Utd
Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin
Asensio pranë rikthimit befasues në La Liga, kësaj radhe tek rivali i Real Madridit
Gazetari i njohur zbulon lojtarin të cilin Ruben Amorim dëshiron ta transferojë tek Man Utd
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Milani ka dy alternativa për ta zëvendësuar Moratan – bisedimet tashmë kanë nisur
Trashëgimia e Ronaldos është në duar të sigurta: Cristiano Junior emocionoi botën me statistika të mahnitshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?