Ka kohë që motrat e njohura në showbizin shqiptar, Adelina dhe Zanfina Ismaili, kanë lënë më anash muzikën.

Ndonëse ato shquhen akoma për vokalin e veçantë dhe projektet që kanë sjellë ndër vitesh.


Zanfina mbrëmë (e shtunë) ka qenë e ftuar ne edicionin festiv të “Tete a Tete me Adelinën”, ku pas më shumë se dy vitesh është rikthyer në një intervistë.

ad Adelina dhe Zanfina (Foto: YouTube)

Ajo ka dhënë detaje më të hollësishme për tërheqjen nga muzika, jetën private e po ashtu edhe për fëmijërinë.

Artistet e mirënjohura ndërkohë pas shumë vitesh kanë kënduar së bashku disa nga hitet e tyre të mëdha përfshirë këtu edhe “Dy motra një frajer”.

Performanca e mrekullueshme u prit shumë mirë nga fansat e dyshes, të cilët i përgëzuan motrat me komente e reagime të ndryshme.

oejepofke Adelina dhe Zanfina (Foto: YouTube)

Adelina gjithashtu tregoi se do të vazhdojë sërish me emisionin e saj “Tete a Tete”, ndërsa ka premtuar për shumë gjëra të reja. /Telegrafi/

zan Adelina dhe Zanfina (Foto: YouTube)