Thashethemet e martesës u lanë mënjanë pasi Adele ndihmoi shoqen e ngushtë Beyonce të festonte ditëlindjen e saj të 41-të në Kaliforni të dielën në mbrëmje (11 shtator).

Këngëtarja britanike iu bashkua partneri Rich Paul ndërsa merrte pjesë në ngjarjen e mbushur me yje, të mbajtur ekskluzivisht në mjediset e një rezidence të madhe në Bel Air.


Duke mbërritur në pjesën e pasme të një makine me shofer, Adele, nuk u përpoq të shuante pretendimet për një martesë të fshehtë duke zbuluar një unazë ari të mrekullueshme në gishtin e saj, ndërsa ajo ishte me agjentin sportiv Rich, në vendin ekstravagant.

62302317 11203117 Big hair don t care The British 34 year old rocked big waves in  a 18 1662969515531

Të ftuarit e natës përfshinin Kris Jenner, Jaden Smith, Lily Rose-Depp dhe Megan Fox si dhe yje të modës, filmit dhe muzikës që u bashkuan për të ndihmuar Beyoncen të bënte një tjetër hap paraprak në të dyzetat e saj.

Paraqitja e Adelës në ditëlindje pason spekulimet e funsit për një martesë sekrete ende të pa konfirmuar me Rich, me të cilin ajo filloi një lidhje pas martesës së saj të parë me Simon Konecki, shkruan DailyMail.

62302317 11203117 Big hair don t care The British 34 year old rocked big waves in  m 22 1662969570095

Këngëtarja fillimisht ndezi thashethemet për një martesë pasi ndau foto nga shtëpia e saj në Los Anxhelos ndërsa festoi çmimin e parë “Emmy” për koncertin televiziv, “Adele: One Night Only”.

Në një foto të trofeut të ulur në tavolinën e saj, mund të shihej një lojë e personalizuar me etiketën "The Paul's", duke nxitur një mori komentesh nga fansat e emocionuar duke supozuar se ylli është martuar me partnerin e saj prej një viti.

62312355 11203117 image a 14 1662967010897

Loja, e cila duket të jetë një grup domino ose pllakash Rummikub, kishte "The Paul's"- me një apostrof - të shkruar në anë, duke bërë të besohet se ajo është tashmë e martuar me partnerin e saj.

Artistja e njohur dhe agjenti multimilioner u takuan për herë të parë në një festë disa vite më parë dhe e bënë publike lidhjen e tyre në verën e vitit 2021.

62312351 11203117 image m 13 1662966876375

Adele ishte martuar më parë me sipërmarrësin e bamirësisë Konecki, babai i djalit të saj nëntë vjeçar, Angelo, duke u martuar në vitin 2018 dhe duke u ndarë në të njëjtin vit.

Në një intervistë muajin e kaluar me “ELLE UK”, Adele iu përgjigj thashethemeve se ajo ishte fejuar, duke u tallur se "mund të jetë edhe e martuar".

"Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua më shumë fëmijë”, kishte deklaruar ylli.

62312357 11203117 image m 11 1662966830522

Në maj, Adele u transferua me Richin, i cili menaxhon yllin e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis, Ben Simmons, mes sportistëve të tjerë, pas një viti lidhjeje teksa ndau një foto jashtë shtëpisë së tyre të re 58 milionë dollarësh në Beverly Hills.

Ndërsa ata janë filluan lidhjen që nga vera e kaluar, dyshja në fakt u takuan për herë të parë në festën e ditëlindjes së një miku disa vite më parë. /Telegrafi/

62302313 11203117 Still going strong 15 time Grammy winner Adele stopped by Beyonc a 16 1662969482166

62101289 11184059 image a 24 1662447410649 1