LAJMI I FUNDIT:

Adele fotografohet në gjendje të lodhur gjatë pushimeve me të dashurin Rich Paul, pak pasi njoftoi rifillimin e turneut në Vegas

Adele fotografohet në gjendje të lodhur gjatë pushimeve me të dashurin Rich Paul, pak pasi njoftoi rifillimin e turneut në Vegas

Adele dukej sensacionale teksa vazhdoi të shijonte pushimet e saj romantike në Sardenjë me të dashurin Rich Paul të dielën, pak para se të konfirmonte datat e reja për turneun e saj të koncerteve në Las Vegas.

Këngëtarja 34 vjeçe, dukej mahnitëse me një veshje krejt të zezë teksa, përkatësisht një bluzë sateni me dekolte të hapur, e cila rrezikonte herë pas here t’i zbulonte gjoksin.

Ajo e kombinoi pamjen e saj me pantallona të veshura me një skaj të ndarë që kalonte mbi takat e saj të argjendta, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “Rolling In The Deep” shtoi magjepsjen me një çantë dore të zbukuruar me sferë të artë dhe kishte vënë një mori byzylykësh dhe unaza delikate.

Adele duket në humor të mirë, teksa fotografohet me të dashurin gjatë pushimeve luksoze në Sardenjë
Lexo po ashtu Adele duket në humor të mirë, teksa fotografohet me të dashurin gjatë pushimeve luksoze në Sardenjë

Ajo lejoi që bukuria e saj natyrale të shkëlqente edhe pse ksihte vënë shumë pak makijazh në fytyrën e saj.

Ndërkohë flokët e saj të artë ishin lëshuar në valë të lirshme, për të kornizuar tiparet e saj të bukura.

Ajo aktualisht ndodhet në pushime verore me të dashurin e saj, Rich Paul.

Rich kishte veshur një këmishë me mëngë të bardha dhe një kapelë teksa përqafohej me të dashurën e tij britanike, ndërsa po lundronin së bashku në det të hapur.

Dalja e Adeles vjen pasi ajo më në fund konfirmoi datat e riplanifikuara për turneun e saj, disa muaj pasi i la fansat të zhgënjyer me anulimin e datave të turneut në Las vegas.

Superylli ishte vendosur të hapte shfaqjen e saj me titull “Weekends with Adele në The Colosseum” në Caesars Palace në janar, por e anuloi atë në minutën e fundit.

Pasi datat e riplanifikuara për turneun u zbuluan javën e kaluar, këngëtarja u lajmërua në Instagram të hënën për të konfirmuar se turneu do të fillojë në nëntor, ndërsa falënderoi fansat për ‘durimin’ e tyre dhe zbuloi se përparësi do t’u jepet mbajtësve ekzistues të biletave.

Krahas një posteri të turneut ajo shkroi: “Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa entuziaste jam që më në fund mund të shpall këto koncerte të riplanifikuara. Me të vërtetë më ishte thyer zemra që më duhej t’i anuloja ato”.

“Por pas asaj që duket si një përjetësi e gjetjes së logjistikës për shfaqjen që unë vërtet dua të jap dhe duke e ditur se mund të ndodhë, jam më e emocionuar se kurrë”, tha këngëtarja britanike.

“Tani e di që për disa prej jush ishte një vendim i tmerrshëm nga ana ime dhe do të më vijë keq gjithmonë për këtë, por ju premtoj se ishte i duhuri. Të jem me ju në një hapësirë kaq intime çdo javë ka qenë ajo që kam pritur më shumë dhe do t’ju jap më të mirën absolute nga unë”, theksoi artistja e hitit “Easy On Me”.

Pavarësisht zërave se turneu i saj po zhvendosej në një vend tjetër, Adele konfirmoi se do të vazhdojë të performojë në “The Colosseum” në “Caesars Palace” në Las Vegas.

Përveç 24 koncerteve të riplanifikuara, janë shpallur edhe tetë data për koncerte të tjera. Turneu tani do të zhvillohet nga 18 nëntori 2022 deri më 25 mars 2023.

Një numër i përzgjedhur biletash do të jetë i disponueshëm në të 32 shfaqjet, me dy mundësi për të blerë bileta për këto koncerte.

Qasja në çdo parashitje do të kufizohet me përparësi fansave që mbanin bileta për datat origjinale të turneut ose ishin regjistruar më parë dhe ishin në listën e pritjes për fundjavat me parashitjen e fansave të verifikuar të Adeles.

Parashitja e rimbursuar e fansave do të jetë e disponueshme të mërkurën, më 10 gusht, ndërsa parashitja e përgjithshme e verifikuar nga fansat do të publikohet një ditë më pas.

Një burim i tha The Sun: “Adeles i pëlqente të performonte në Londër dhe kjo i dha asaj shtytjen për të vazhduar me turneun e saj në Las Vegas”.

“Një njoftim do të vijë në javët e ardhshme. Menaxhmenti ka kërkuar një festë për të promovuar kthimin e saj”, shtoi burimi.

Në janar, këngëtarja fituese e çmimit “Grammy: qau teksa u shpjegoi fansave se kishte ‘provuar të bënte gjithçka’ për të filluar turneun, por COVID-19 kishte ‘shkatërruar’ gjithçka.

Ajo tha në një video të shpërndarë në kanalet e saj të rrjeteve sociale në atë kohë: “Më vjen shumë keq, por turneu im nuk është gati”.

“Ne kemi provuar absolutisht gjithçka që mundemi për t’i bërë gjërat në kohë dhe që të jetë një turne mjaft i mirë për ju, por ne jemi ‘shkatërruar’ absolutisht nga vonesat që ka shkaktuar virusi Covid”, shtoi ajo.

“Gjysma e ekipit tim janë [të sëmurë] me COVID-19 dhe janë ende, dhe ka qenë e pamundur”, kishte thënë ajo mes lotësh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Plas skandali ndaj aktorit Kim Soo Hyun, dyshohet se ishte përfshirë në lidhje me aktoren e ndjerë Kim Sae-ron kur kjo e fundit ishte vetëm 15 vjeçe

Magazina
Kalo në kategori