LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Nuk më lejuan ta takoj Salih Mustafën në Hagë

Avokati i Popullit: Nuk më lejuan ta takoj Salih Mustafën në Hagë

Naim Qelaj, Avokat i Popullit, ka folur dhe për proceset gjyqësore që po mbahen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai thotë se është shqetësues fakti se as atij si Avokat i Popullit nuk i është lejuar ta takojë Salih Mustafën.

Ai tha se ka ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet që Salih Mustafa, tashme i dënuar më 26 vite burgim për krime lufte, është mbajtur në burg.


“Të zotëri Mustafa ne kemi ngrit një shqetësim, që lidhet me kushtet që është mbajt në burg. Kufizimet që janë vendosur brenda burgut, kemi kërkuar sqarime edhe nga gjykata, Kryetarja e Dhomave të Specializuara edhe nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara. Nuk kemi përgjigje. Fakti që atij iu është kufizu për një periudhe shumë të gjatë kontakti me personat tjerë, për neve ka qenë shqetësim”, tha Qelaj  për “Betimi për Drejtësi”.

Qelaj tha se kontaktet e Mustafës me familje ishin zhvilluar në rrethanat të papërshtatshme që nuk i përmbushin standardët në të cilat duhet të trajtohet një i burgosur.

“Veç kësaj shqetësim tjetër ka qenë fakti që as mua si Avokat i Popullit nuk ka kanë leju me e taku t’u u thirre të një vendim të gjykatës, i cili nuk është publik dhe për mua ka qenë pak shqetësuese edhe befasuese në të njëjtën kohë, për arsye se vendimet me të cilat preken të drejtat e garantume të njeriut nuk mund të jenë konfidenciale. Përtej asaj që paraqet cenim dhe rrezik për siguri ose të rrethanave kur e dëmton vet të akuzuarin ose persona që janë të involvuar në proces. Përndryshe parimi i publicitetit është një prej parimeve që e dominon në sistemin tonë të drejtësisë dhe për mua ka qenë e palogjikshme edhe pa arsyeshme me ta fsheh një vendim, i cili një personi që e ka të kufizuar lirinë edhe brenda atij kufizimi vendosen kufizime për një afat aq të gjatë”, ka shtuar tutje Qelaj.

Ndër të tjera, ai shtoi se roli dhe mandati që e ka avokati i Dhomave të Specializuara dhe nuk është duke e përmbushur.

“Standardet në të cilat u ndërtua ky mekanizëm nuk i plotësojnë as parimet e përcaktuara në Ligj të Avokatit të Popullit ose në Kushtetutë, po as parimet mbi të cilat funksionojnë Avokati i Popullit. Pra, mendoj që kjo lë boshllëk të dyfishtë të monitorimit të mbikëqyrjes”, tha Qelaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori