LAJMI I FUNDIT:

Acıbadem shpëton një mësuese shqiptare me tumor në tru

Acıbadem shpëton një mësuese shqiptare me tumor në tru

Për Aria-n ishte një pasdite e zakonshme e të hënës derisa papritur ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Kolegët e saj e çuan 38-vjeçaren Aria në Urgjencën e një spitali pranë shkollës.

Pasi u vizitua nga një mjek ai i dha një recetë me ilaçe kundër dhimbjeve. Sinqerisht, ajo dukej mirë. Aria kishte përjetuar rrallë dhimbje koke përpara aksidentit në shkollë. Megjithatë, dhimbjet e kokës po përkeqësoheshin dita-ditës.

“Isha pak e shqetësuar për faktin e dhimbjeve të përditshme të kokës dhe problemeve të ekuilibrit. Aplikova te një neurolog i cili më këshilloi të pushoja më shumë dhe të pija shumë ujë. Por, kisha dyshime se po ndodhte diçka më serioze dhe simptomat e mia u përkeqësuan vetëm brenda 10 ditëve të ardhshme”, thotë Aria.

Dhimbjet e vazhdueshme të kokës dhe problemet e përkeqësuara të ekuilibrit e shtynë atë të vizitonte një neurolog tjetër në Tiranë. Mjeku urdhëroi një MRI dhe zbuloi një tumor në tru. Disa ditë më vonë, ajo u takua me një neurokirurg, i cili e informoi për tumorin dhe i sugjeroi një operacion. Aria ndjeu se kishte të drejtë për frikësimin e saj.

“Kur unë u diagnostikova me tumor në tru, djali im ishte vetëm 7 vjeç dhe ai sapo kishte filluar të mësonte të lexonte. Pas mësova diagnozën time, mendova se nuk do të mund të qëndroja me të gjatë kësaj periudhe të rëndësishme. Megjithatë, nuk doja të dorëzohesha. Prandaj, doja të konsultohesha me mjekun më të mirë në këtë fushë. Burri im dhe unë kërkuam përgjatë një jave për mjekun më të mirë. Gjatë kësaj kohe kam bërë ekzaminime me disa mjekë në qytetin tim në Shqipëri. Një natë im shoq u shpreh i sigurt se kishte gjetur spitalin e duhur ku ne të aplikonim: Spitali Acıbadem në Stamboll, Turqi. Ai është një nga spitalet më të mira për trajtimin e tumorit të trurit dhe Stambolli është në një distancë fluturimi 2-orëshe, kështu që le të shkojmë atje…” tha Aria.

Menjëherë ata plotësuan formularin e pacientit në faqen e internetit. Pas një dite, një person nga stafi i telefonoi dhe i kërkoi asaj të dërgonte dokumentet mjekësore për tu konsultuar me një neurokirurg në Acıbadem. Raportet mjekësore të Aria-s iu dërguan neurokirurgut Assoc. Prof Yaşar Bayri. Ai sugjeroi një plan trajtimi që përfshinte heqjen e plotë të tumorit të trurit, ndjekur më pas nga radioterapia. Stafi i dërgoi CV-në e mjekut dhe informacionin e detajuar në lidhje me Departamentin e Neurokirurgjisë pranë Acıbadem bashkangjitur gjithashtu me planin e trajtimit. Aria dhe burri i saj arritën në përfundimin se vendimi më i mirë ishte të shkonin në Acıbadem. Në këtë mënyrë filloi rrugëtimi i trajtimit të Aria-s në Spitalin Acıbadem.

Ditën e parë në Acıbadem, Aria takoi Assoc. Prof Yaşar Bayri. Pas ekzaminimit fizik, profesori urdhëroi një skanim të trurit me MRI 3 Tesla, një MRI që siguron imazhe më të mira të indeve të trurit krahasuar me llojet e tjera të MRI-ve, dhe zbuloi të gjitha detajet rreth tumorit të Arias. Teksa po tregonte për tumorin, neurokirurgu sqaroi se tumori ishte i madh sa një top golfi dhe krijonte shtytje në trungun e trurit. Tumori duhet të hiqej dhe profesori besonte se një heqje e shëndetshme e tumorit dukej e mundur.

Vetëm atëherë, mjekët mund të aplikonin për radioterapi duke u orientuar nga raporti i patologjisë. Operacionet shkuan sipas planit dhe tumori u hoq plotësisht. Rezultatet e patologjisë treguan se tumori ishte meningioma e shkallës II. Këto lloj meningiomash nuk janë as malinje dhe as beninje, por mund të bëhen malinje në një moment të mëvonshëm dhe kanë tendencë të përsëriten. Për këtë qëllim, shpesh rekomandohet radioterapi pas operacionit. Prandaj, Aria iu nënshtrua edhe radioterapisë për tumorin e saj.

Kanë kaluar 3 vite dhe Aria nuk ka rikthim të tumorit. Ajo është rikuperuar plotësisht dhe vazhdon jetën e saj e lumtur me bashkëshortin, djalin e dashur dhe studentët e saj.

“Kam takuar shumë mjekë dhe staf spitalor, por në Acıbadem me këdo që flisja, mund të shihja mirësinë e vërtetë në sytë e tyre. Kur gjendeni në një situatë kaq të pambrojtur në jetën tuaj dhe larg vendit tuaj, dhe sheh mjekë, infermierë dhe të gjithë stafin tjetër që me të vërtetë kujdeset për ty, kjo përbën një ndryshim të madh. Nuk mund ta falënderoj aq sa duhet Spitalin Acıbadem dhe stafin e tij”, thotë Aria. Departamenti i Neurokirurgjisë pranë Acıbadem është një nga liderët e parë ndërkombëtarë në trajtimin e çrregullimeve neurologjike. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju inkurajojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.

Kërkoni një takim sot:

tel: +383 382 340 04 /+383 495 634 00

email: kosovo@acibadem.com

web: www.acibadem.al