LAJMI I FUNDIT:

ACCOR dhe BALFIN Group partnerë në hapjen e të parit “MGallery Boutique Hotel” në Rivierën Shqiptare!

ACCOR dhe BALFIN Group partnerë në hapjen e të parit “MGallery Boutique Hotel” në Rivierën Shqiptare!

Accor, një prej emrave dhe rrjeteve kryesorë të hotelerisë në botë dhe Green Coast Hotel Sh.p.k. kanë kënaqësinë të njoftojnë nisjen e bashkëpunimit për zhvillimin e hotelit të parë MGallery në vend. Hoteli me 112 dhoma i vendosur në Palasë, Vlorë do të mirëpresë vizitorët e parë në prill 2024 dhe do të shënojë një moment të rëndësishëm për industrinë shqiptare të turizmit.

Accor forcon portofolin në Evropën Juglindore duke prezantuar çdo ditë e më shumë emrin e tij në këto vende, të cilat shfaqin mjaft interes për turizmin ndërkombëtar. Accor ka nënshkruar një marrëveshje ekskluziviteti me Green Coast Hotel Sh.p.k., pjesë e BALFIN Group, grupi më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri dhe Ballkan. Projekti do të jetë një zhvillim i paprecedent në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe do të vendosë Shqipërinë në hartën e industrisë ndërkombëtare të turizmit. Një hotel unik MGallery Boutique, i pari në brigjet e Jonit në Mesdhe, do të ofrojë 112 dhoma dhe suita luksoze, ku do të spikasë tradita lokale e kombinuar me modernizmin dhe estetikën bashkëkohore. Bare dhe restorante, SPA dhe plazhi privat do të krijojnë një destinacion premium ekskluziv për të gjithë vizitorët.

Shqipëria është një perlë e fshehur në rajonin e Ballkanit me destinacione mahnitëse, piktoreske, një vend vërtet magjepsës. Prandaj ne jemi të lumtur të sjellim markën Accor në vend, duke dëshiruar që më shumë turistë të mund të zbulojnë bukuritë e Shqipërisë. Koleksioni MGallery Boutique është një pikë kyçe për prezantimin e kulturës, traditës dhe historisë lokale në një ambient luksoz. Ne besojmë se hoteli i parë i MGallery në Shqipëri do të fitojë zemrat e vizitorëve të tij falë atmosferës dhe vendndodhjes, çka e bëjnë një vend ideal për pushime – thotë Dilek Sezer, Drejtore e Zhvillimit, Accor – Evropa Juglindore.

Për konceptimin e hotelit është përzgjedhur një studio arkitekturore shumë prestigjioze nga Belgjika. Hoteli pritet të fillojë ndërtimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021.

Green Coast MGallery do të ofrojë hapësira të shumëllojshme për vizitorët, siç janë restoranti, lobby me pamje ekskluzive të natyrës përreth, salloni i klubit ekzekutiv, klubi VIP, salla banketesh e konferencash, pishinë si edhe hapësirë të dedikuar në zonën e plazhit.

Hoteli pritet të jetë një destinacion i ri ndërkombëtar ku mund të “preket”  kultura, arti, historia dhe ku do të përjetohen eksperienca mbresëlënëse.

Shqipëria është vizituar nga mbi 8 milion turistë gjatë dy viteve të fundit dhe vendi po tregon kërkesë të lartë për cilësi dhe shërbime premium akomodimi.

Kjo marrëveshje parashikon një hap të madh përpara për industrinë e turizmit në vendin tonë. Më në fund, ne po garojmë si një destinacion premium në Mesdhe përmes Green Coast Resort & Residences që tashmë kompletohet me një gur të çmuar si Mgallery Hotel. Ne, si pjesë e Grupit BALFIN, jemi krenarë për përpjekjet dhe kontributin tonë në zhvillimin e industrisë së turizmit dhe ekonomisë së vendit – thotë Ardiana Sokoli, Zëvendës Presidente për Real Estate, BALFIN Group.

MGallery Hotel Collection, përfshin hotele-butik, secili me stilin e tij origjinal dhe histori unike për të treguar. Çdo destinacion ofron një përvojë të jashtëzakonshme të frymëzuar nga traditat e zonës përreth, duke krijuar momente të paharrueshme që frymëzojnë kujtime të përjetshme. Sot, MGallery zotëron më shumë se 100 hotele Boutique, duke u mundësuar vizitorëve të zbulojnë më shumë se 30 destinacione në të gjithë botën. Në qendër të qytetit, përgjatë bregdetit, të vendosur brenda natyrës ose në hapësira me pamje të jashtëzakonshme, hotelet e Koleksionit MGallery ftojnë çdo vizitor të eksplorojë botën dhe shkëlqimet e saj.

Artikull i sponzorizuar