LAJMI I FUNDIT:

Abu Dabi sjell investitorë në Kosovë (Video)

Abu Dabi sjell investitorë në Kosovë (Video)

Shteti i Kosovës dhe ai i Abu Dabit, kanë gjasa reale për të bashkëpunuar në aspektin ekonomik dhe politikë – në një të ardhme të afërt.

Në këtë frymë, shtetin e Kosovës në një të ardhme të afërt pritet ta vizitojnë një grup investitorësh nga Abu Dabi, për të parë kapacitetet dhe asetet ekonomike të Kosovës.


Këtë gjë e ka konfirmuar vet ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, i cili ka qëndruar gjatë ditës në këtë shtet dhe është takuar homologun e tij Abdullah Bin Zayed a Nahyan. /Tribuna Channel/