LAJMI I FUNDIT:

Abrashi përplaset me Gashin për “planin e atentatit” ndaj Kurtit

Abrashi përplaset me Gashin për “planin e atentatit” ndaj Kurtit

Analisti Dardan Gashi  thotë se lajmi për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti ishte film.

“Na shqetësoi krejt Kosovën që ka plan për atentat ndaj kryeministrit. Çka ishte kjo maskaradë e RTK-së. A ka send më të keq që Qeveria e një shteti mik, me të thanë nuk ka një plan të tillë. Albin Kurti po bën filma, Maqedonia e veriut e demantoi. Një teatër i panevojshëm i kryeministrit”, ka thënë Gashi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, kundërshtoi Gashin, duke thënë se ka pasur kërcënime ndaj kryeministrit Kurti.


Kështu tha ai në RTV Dukagjini, teksa është pyetur se a ka pasur atentat ndaj kryeministrit Kurti.

“Nuk ka ndonjë arsye që kryeministri i Kosovës të sajojë gjëra të tilla që lidhen me atentate, ku është ideja dhe ku është dobia e këtyre temave, nuk e kuptoj pse ai duhet të sajojë, kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë. A ka pasur kërcënime? Po, edhe më herët. Këto kërcënime nuk është se nuk janë bërë në Kosovë apo jashtë Kosovës edhe ndaj zyrtarëve të tjerë shtetërorë. Është shumë e rëndësishme që mekanizmat e sigurisë që merren me këto punë të merren seriozisht me këto. Nuk është diçka e pamundur, në Ballkanin Perëndimor nuk është që nuk ka ndodhur më herët”, tha Abrashi.

Qalaj: Maqedonia nuk pati informata për atentat ndaj Kurtit
Lexo po ashtu Qalaj: Maqedonia nuk pati informata për atentat ndaj Kurtit

Ndryshe, Kurti ka thënë se pa shumë forca policore gjatë vizitës në Shkup, ndërsa televizioni publik në Kosovë raportoi paraprakisht se masat e rrepta të sigurisë u ndërmorën pas informacioneve se po planifikohej një atentat ndaj tij.

Kurti nuk e mohoi se ka pasur përpjekje për atentat, teksa tha se ka vazhdimisht kërcënime nga Beogradi, por theksoi se nuk ndihet i rrezikuar.

“Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesën për këtë mbledhje që e mbajtëm, e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil”, ka thënë Kurti.

Radiotelevizioni Publik i Kosovës (RTK) ka raportuar duke u thirrur në burime brenda institucioneve të sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit, “nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduara riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduara riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Lajme
Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Lajme
U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Lajme
Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Lajme
Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Lajme
Kalo në kategori